• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet shuma e vërtetë, ja sa u pagua ish-oficeri grek për të vrarë Devi Kasmin

4 February, 2018
në Aktualitet
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vrasësi me pagesë Efthymiou Efthymious u përjashtua nga radhët e Policisë Greke në vitin 2012 pas një karriere të gjatë prej 20 vitesh, që prej vitit 1992.

Ai bënte pjesë në forcat speciale të policisë greke deri sa u zbulua se ishte i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mësohet se ish-polici grek ishte arrestuar gjatë një operacioni të Interpol në Frankurt të Gjermanisë disa vite më parë. U zbulua se 42-vjeçari Efthymiou Efthymious ishte i përfshirë në trafikun e kokainës në këtë shtet.

Nuk dihet se si ish-polici grek u lirua pas arrestimit për pjesëmarrje në trafikun e droge. Megjithatë, ai u përjashtua nga straktura e Policisë Greke pas zbulimit se ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Pas kohë më pas, ai u akuzua edhe për kontrabandë të emigrantëve të paligjshëm në kufirin greko-shqiptar.

Hera e dytë që ai arrestohet është vendi ynë. Gjatë një operacioni të mirëorganizuar të Policisë së Tiranës, ish-polici grek Efthymiou Efthymious u arrestua më 2 Shkurt si ekzekutori direkt i 41-vjeçarit Dëfrim Kasmi, ngjarje e ndodhur më 29 Janar.

Bashkë me të u kapën edhe 3 persona të tjerë si bashkëpunëtor, dhe u shpall në kërkim organizatori i atentatit Aurel Hoxhallari.

Ish-polici grek në rolin e vrasësit, mohoi para hetuesve shqiptarë që të ketë ekzekutuar Dëfrim Kasmin, duke thënë në Tiranë kishte ardhur si turist. Por dëshmia e tij nuk e bind policinë. Burimet nga policia thonë se Efthymiou Efthymious ishte paguar rreth 25 mijë Euro për të vrarë 41-vjeçarin Kasmi.

Në momentin e arrestimit, ish-policit grek iu gjetën Euro dhe Lekë, që dyshohet të jenë pagesa për “detyrën” që i ishte ngarkuar. Ai kishte mbërritur në Tiranë disa ditë përpara se të ekzekutonte Kasmin, të cilin po e ndiqte dhe e mbante nën vëzhgim. Efthymiou Efthymious qëndronte në një apartament në kryeqytet, të cilin e kishte marrë me qira. /tvklan.al

Paraardhëse

Përjetojnë tmerr gjatë natën, banorja: Më mirë të vdisja…

Pasardhëse

7 gjërat e këqija që ju ndodhin kur pushoni së bëri seks …

Pasardhëse

7 gjërat e këqija që ju ndodhin kur pushoni së bëri seks ...

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.