• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Vrau nusen për virgjërinë, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Britani

3 February, 2018
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

10 vjet burg ka vendosur të dënojë një gjykatë britanike 32-vjeçarin shqiptar Arben Rexha, i gjetur fajtor për vrasjen me thikë të gruas së tij Elidona Demiraj 25 vjeçare.

Rexha e vrau të renë në shtëpinë e tyre në veri të Londrës. Arsyeja e vrasjes ishte edhe më e rëndë. Tre muaj para vdekjes tragjike gruaja kishte shkuar nga Shqipëria në Britani të Madhe  për t’iu bashkuar atij, por u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj pasi ai hodhi deklaratën: Nuk ishte e virgjër. Në gjykjatë, sot kur u dha vendimi, u lexua edhe një letër e prindërve të vajzës, e cila u gjet e pajetë e prerë në fyt me thikë, më 31 janar të vitit 2016.

‘E dërguam atë si një nuse dhe ajo u kthye te ne e vdekur. Ne jemi të tronditur nga vdekja e vajzës sonë në duart e tij. Mos kini asnjë dyshim se dhimbja jonë është sot me e lehtë sesa ditën kur morëm lajmin e vrasjes. Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz. Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo’, – u lexua ndër të tjera në letrën e prindërve të së ndjerë, – shkruan Daily mail.

Mediat britanike përshkruajnë edhe sjelljet e një të sëmuri të shqiptarit Arben Rexha i cili edhe më parë kishte shfaqur të njëjtin problem me një ish të dashurën e tij. Ai kishte filluar të kërkonte në internet sesi dallohej nëse një vajzë ishte e virgjër apo jo, e madje kishte arritur deri në veprime sa të kontrollonte vetë ish të dashurën e tij.

Masën e dënimit që gjykata britanike i dha, 10 vite pas qelisë, Arben Rexha nuk e përballoi ftohtë. Mediat shkruajnë se gjatë seancës ai ka qarë. Sot mund të thuhet se ai ka çrregullime të shëndetit mendor, por nga sa kanë verifikuar akuzuesit atje, në kohën e krimit, Rexha ishte një njeri normal.

Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës mblodhën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në vendlindje.

Paraardhëse

‘Peshkatarët’ e zhdukur të Vlorës janë viktima të trafikut të drogës

Pasardhëse

FOTO / Kur vrasësi grek tallej me shqiptarët në rrjetet sociale

Pasardhëse

FOTO / Kur vrasësi grek tallej me shqiptarët në rrjetet sociale

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.