• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

12 miljet e Kotzias

31 January, 2018
në Opinion
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka një përpjekje për të presuar në maksimum qeverinë për negociatatat e Korçës me Greqinë.

Deklarimi i fundit i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka provokuar shumë debate në Tiranë.

Mesa duket Kotzias është njohës i mirë i teknikës mediatike dhe ia ka dalë të kushtëzojë me fjalët e veta raportin e së vërtetës për këto çështje mes qeverisë së Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë.

Pra nëse Kotzias tha se Shqipëria ka njohur shtrirjen 12 milje detare të ujërave territoriale të Greqisë, politika dhe media në Tiranë e kanë konsideruar atë si të vërtetë dhe mbi këtë ndërtohet edhe instrumentalizimi se Greqisë i është falur deti.

Në reagimin e vet, Ministria e Jashtme e Shqipërië sqaron se për marrëveshjen e detit me Greqinë ajo do t’i përmbahet “parimeve të Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikës ndërkombëtare, vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionit të brendshëm”.

Çka do të thotë se ajo nuk e përgënjeshtron Kotzias kur deklaron se 12 miljet e Greqisë janë njohur prej Shqipërisë.

Por çfarë do të thotë kjo në fakt?

Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare dhe Konventës, çdo shtet ka të drejtë që të shpallë 12 milje detare ujëra territoriale.

Këtë e ka bërë Shqipëria me dekada të tëra dhe këtë po bën me këtë rast edhe Greqia, e cila deri më sot shpallte 6 milje detare.

Në vitin 2016, Ministria e Jashtme e Greqisë, publikonte një material përmbledhës mbi këtë të drejtë të një shteti për të shpallur ujërat territoriale hapësirën maksimale prej 12 miljesh, duke iu referur qëndrimeve të Turqisë, sipas të cilës, një akt i tillë nga Greqia, do të përbënte një casus belli për luftë.

Në sqarimin e vet Ministria e Jashtme e Greqisë, sqaronte se referuar Konventës dhe të drejtës ndërkombëtare…“Greqia ka të drejtë të shtrijë ujërat territorial në 12 milje detare”.

“E drejta për të shtrirë ujërat territoriale deri në 12 milje detare është një e drejtë sovrane që mund të ushtrohet në mënyrë të njëanshme dhe nuk është pra subjekt i ndonjë kufizimi apo përjashtimi dhe nuk mund të kundërshtohet nga palë të treta Shumica dërrmuese e shteteve bregdetare me përjashtime të pakta, kanë përcaktuar gjerësinë e ujërave territorial në 12 milje detare.

Turqia vetë ka shtrirë ujërat territorial në 12 milje në Detin e Zi dhe në Mesdhe që nga viti 1964”, vijon sqarimi.

Po kështu Greqia ka shpallur të drejtën për këtë gjë që në momentin e ratifikimit të Konventës në vitin 1995, që u konsiderua nga Turqia si shkak për luftë.

Kjo rezolutë turke është përfshirë si kriter kushtëzues për anëtarësimin e saj në BE.

Kështu thotë Athina zyrtare që në rastin e diskutimeve me Shqipërinë ka njoftuar këtë të fundit për zgjerimin e ujërave territoriale në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Nëse shohim reagimin e Ministrisë sonë, kjo gjë i është njohur Greqisë, njësoj sikundër 12 miljet tona janë njohur gjerësisht.

Çfarë është humbur atëherë në këtë rast?

Për këtë pyetje nuk ka një përgjigje sa kohë nuk ka një teskt të përgatitur nga ekspertët, ndërkohë që 12 miljet janë gjerësi maksimale dhe jo gjerësi mesatare apo e vazhdueshme e ujërave territorialë.

Përpara politikës do të duhet që ndonjë ekspert të fliste për implikimin e mundshëm të këtij akti me marrëveshjen për kufirin e cila do të testohet më shumë në kriteret që do të përdoren si vija që do të merret për bazë në matje.

Aty ka qenë edhe pretendimi kryesor në vitin 2009.

Sa për rastin e tanishëm, e qartë është vetëm një gjë: Kotzias di të luajë humorin politik në Tiranë për të kompleksuar palën shqiptare në takimin e radhës me një presion dhe mosbesim në rritje nga opinionin publik shqiptar. /Respublica

Paraardhëse

U zbulua emri dhe foto, avokati i të dyshuarit habit me deklaratën e tij: Mario e nxori nga shtëpia viktimën

Pasardhëse

Zajmina bëhet nënë, ndan me fansat momentet emocionuese

Pasardhëse

Zajmina bëhet nënë, ndan me fansat momentet emocionuese

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.