• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kotzias në interpelancë: Nuk ka çështje çame

29 January, 2018
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias i thirrur në interpelance nga shefi i Çështjeve të Jashtme të Demokracisë së Re, Jorgos Kumutsakos, në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve të fundit me homologun shqiptar Bushati, ka deklaruar në parlament se në këto bisedime nuk është përfshirë aspak çështja çame.

Kotzias ka thënë se bisedimet janë fokusuar në çështjet bilaterale, në të cilat ka pasur mosmarrëveshje apo çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe ka vlerësuar se ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për to, për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre dhe në përputhje me rregullat dhe vlerat evropiane.

Ndërkohë, ai ka theksuar se ka një përmirësim te dukshëm të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare, e cila është një rezultat i dialogut të hapur mes dy palëve dhe qe tashme vërtetohet nga aktet konkrete.

Në këtë kontekst, ai i referohet ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare përsa i përket varrezave ushtarake për grekët e rënë në Shqipëri dhe veçanërisht miratimit te dy ligjeve zbatuese në lidhje me marrëveshjen e vitit 2009.

Kotzias ka hedhur poshtë gjithashtu akuzat e konservatoreve greke për një diplomaci të fshehtë midis Athinës dhe Tiranës.

Ndërkohë pas deklaratave të kreut të diplomacisë greke, ministria e Jashtme në një deklaratë për shtyp ka përgënjeshtruar në mënyrë kategorike deklaratat e zyrtarëve shqiptarë që çështja çame është përfshirë në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Siç thuhet në këtë deklaratë është tjetër gjë gatishmëria e palës shqiptare për ta vënë atë në tryezën e bisedimeve dhe tjetër gjë që Athina ta pranojë atë për diskutim.

“Ne i bëjmë thirrje palës shqiptare që të mos ngrejë çështje që bien ndesh me dialogun e vazhdueshëm, të sinqertë dhe konstruktiv. Një dialog që ndihmon në përpjekjet e të dyja palëve për të përmirësuar dukshëm klimën në marrëdhëniet greko-shqiptare që ka dhënë tashmë rezultate, në mënyrë që të ketë një përfitim reciprok për të dy vendet dhe qytetarët e tyre”, theksohet në deklaratën e ministrisë së Jashtme. /TCH

Paraardhëse

I shpëtonte policisë, pasi kishte marrë mbiemrin e gruas

Pasardhëse

Çorapet e kuqe që nuk e bënë dot kryeministër

Pasardhëse

Çorapet e kuqe që nuk e bënë dot kryeministër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.