• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Neymar “tradhton” Messin: Ronaldo është pasqyra ku shoh veten…

29 January, 2018
në Sport
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Para një jave shënoi katër gola kundër Dijon, por u vërshëllye nga publiku. Të shtunën e kaluar, kundër Montpellierit, ai mori “falje” me duartrokitje. Por, a zemërohehet ylli brazilian i PSG-së me zhurmat e audiencës së tij? “Për mua është normale. Sigurisht, u zemërova me vërshëllimat e publikut në fund të lojës, por lojtari është aty për t’u bërtitur dhe përshëndetur. Varet nga çdo tifoz që është në stadium. Sidoqoftë, unë jam mësuar të vërshëllej dhe të duartrokas. Jam i lumtur për ndeshjen dhe fitoren. Ishte gjëja më e rëndësishme, që të vazhdonim udhëheqjen e klasifikimit”, – përgjigjet Neymar.

Në këtë linjë, një tjetër pyetje ngacmuese, e tipit: Pse nuk erdhët në këmbë për të përshëndetur tifozët tuaj? “Ndodhi kështu vetëm për shkak se kisha një siklet në shpinë”,– thotë braziliani.
Edinson Cavani u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së, pasi shënoi kundër Montpellier golin e tij të 157-të me ekipin francez. A e di këtë gjë Neymar dhe a është i lumtur për partnerin uruguajan? Ja përgjigjia e tij: “Ishte e pamundur të mos dihej. Unë jam shumë i lumtur për të dhe do të vazhdoj të përpiqem ta ndihmoj në çdo ndeshje. Shpresoj se Cavani do të shënojë edhe shumë më tepër gola me PSG, natyrisht”.

Natyrisht, polemikat e ekzekutimit të penalltive vazhdojnë te PSG-ja. Çfarë mund të na thotë Neymar për këtë, cili është me të vërtetë përgjegjësi për këtë “specialitet” te parizienët? “Trajneri më zgjodhi mua të gjuaja penalltitë nga Gijonit. Nuk ka probleme me këtë çështje. Gjithkush e di se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes. Trajneri ka vendosur dhe unë duhet ta marr atë përgjegjësi. Unë jam i qetë dhe i lumtur këtu, me miqtë dhe shokët e mi. Kam ardhur këtu për të shkruar historinë, për të dhënë më të mirën dhe për të shënuar shumë gola”, – sqaron sulmuesi brazilian.

Ka pasur shumë diskutime për gjendjen e tij personale te PSG-ja. “L’Equipe” mori informacion dhe deklaroi se nuk është i kënaqur nga liga franceze. A është e vërtetë kjo? Neymar nënvizon: “Unë jam i qetë dhe i lumtur me shokët e mi, me lojën që po bëj dhe me golat që po shënoj. Kam ardhur për këtë, për të bërë histori dhe për të kërkuar më të mirën prej meje. Thashethemet gjithmonë do të jenë atje. Ato ekzistonin kur isha te Santos dhe te Barça. Ju e dini shumë mirë: të gjitha merkatot kanë diçka me emrin tim dhe është e pamundur të qëndrosh jashtë kësaj vorbulle transferimesh. Jam i lumtur këtu, jam mirë. Lojtarët e mirë gjithmonë vishen me spekulime. Mediat shkruajnë vetëm për mua. Çfarë mund të bëj?”

Në fakt, zërat për kalimin e tij te Real Madridi vijnë nga Spanja… Vetë Neymar nuk kompleksohet nga kjo gjë: “Kam folur edhe për këtë, gjithmonë do të ketë spekulime. Gjëja më e rëndësishme për ne është të shkojmë drejt objektivave. Objektivi i parë është të fitojmë Ligue 1, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Kjo e fundit është gjëja më e rëndësishme për ne. Çmimet individuale do të vijnë më vonë”.

Më 14 shkurt, Neymar do të përballet me Cristiano Ronaldon sërish, tashmë jo si pjesë e Barcelonës. Çfarë mund të na thotë sulmuesi brazilian për portugezin dhe Real Madridin si ekip? “Unë e respektoj shumë Cristianon për historinë që ka bërë. Është pasqyra, në të cilën unë shoh veten. Ka 10 vjet në krye të futbollit botëror, si Messi. Të gjithë duam të bëhemi si ata të dy. Real Madridi nuk është vetëm Cristiano Ronaldo. Ka shumë lojtarë të mëdhenj atje”.

Paraardhëse

Ministri shqiptar lëshon në qiell 300 gardelinat që po trafikoheshin

Pasardhëse

Aurela nxjerr ‘zogun’ pa të brendshme, apo na bëjnë sytë? [FOTO]

Pasardhëse

Aurela nxjerr ‘zogun’ pa të brendshme, apo na bëjnë sytë? [FOTO]

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.