• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Të gjithë bëjnë sikur “besojnë” Lulin për…

26 January, 2018
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë po bëjnë sikur janë dakord me Lulzim Bashën për ditën e nesërme. Partnerja e tij në opozitë biles është një hap më para, pasi po kërcënon për tërheqje zvarrë të qeverisë.

Me një retorikë të shtuar të gjuhës së forcës dhe dhunës verbale, opozita po shkon drejt protestës së nesërme e mbushur me dilema, nëse duhet ta paralajmërojë dhunën, apo të jetë e butë për të tërhequr në protestë dhe fëmijët e gratë, siç thërret Berisha dhe Basha. Mes huliganëve që thërret nën armë LSI, dhe fëmijëve që thërret Basha, vërtitet në të vërtetë anarkia dhe dilema e opozitës, se çfarë të bëjë me protestën e nesërme. Dhe duket se është një hall i vërtetë.

Protesta e paralajmëruar si e dhunshme, ose siç thotë Monika, që “nuk mbajmë përgjegjësi çdo bëjë populli nesër”, nuk është protestë, por demonstrate, dhe si e tillë, është çështje trimash, jo fëmijësh e grash. Protesta siç e kërkon Basha, është protestë popullore paqësore, por nuk bën dot atë që thotë Basha. Si për ironi të fatit, dhe kritikët e Bashës brenda PD, bëjnë sikur janë dakord me protestën. Dhe ata kanë thënë se do të shkojnë në protestë, por nuk do rrinë afër Bashës, por në turmë me popullin, aty ku i ka lënë Basha prej vitit të shkuar.

Edhe ata bëjnë sikur seç presin nesër nga protesta, pasi bëjnë sikur besojnë Bashën, që do jetë protestë e madhe dhe do përmbysë qeverinë. Dhe në fakt, janë duke pritur të dielën, më shumë se të shtunën.

Bashën po bën sikur e beson dhe shtypi. Të gjithë pa përjashtim, publikojnë deklarata e tij, pritshmërinë e tij, dhe askush nuk po ja prish ëndrrën për të mbledhur njerëz në bulevard.

Se dhe ata presin një ditë më pas për të parë çdo të bëjë Basha.

Ndërkombëtarët po ashtu. Si rrallëherë nuk janë shqetësuar nga thirrjet për dhunë, as nga talljet e Strazimirit dhe Tit Vasilit për ambasadorin Lu,  por po bëjnë sikur janë dakord të shikojnë një protestë të opozitës, edhe pse në thelb protesta është kundër tyre dhe reformës në drejtësi. Janë duke parë se çfarë fuqie ka opozita për ta bllokuar atë. Dhe po ashtu, presin të dielën.

Qeveria po ashtu po bën sikur e ka marrë seriozisht. Edi Rama nuk lë rast pa treguar aftësitë e tij regjisoriale dhe bën sikur merret me skela tek dera e Kryeministrisë, me shpresë se po i tërheq atje si beze e kuqe.

Në fakt, të gjithë që bëjnë sikur besojnë Lulin për nesër, janë duke pritur ditën pas nesër. Për t’i thënë Lulit, sikur nuk i kishim kështu fjalët!

Paraardhëse

Një protestë “për përdorim të brendshëm”

Pasardhëse

Çelsi i Cervinares si çelës i shpresës së shqiptarëve

Pasardhëse

Çelsi i Cervinares si çelës i shpresës së shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.