• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vodhën 9 mln $, arrestohen 6 biznesmenë [EMRAT]

25 January, 2018
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjashtë biznesmenë janë arrestuar nga policia, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH, ndërsa dëmi llogaritet në 9 mln dollarë nga kreditimi. Arrestimet janë bërë pas lëshimit të urdhrit nga prokurori Ndini Tavani, ndërsa biznesmenët janë nga fusha e ndërtimit, karburanteve, etj.  Të 11 biznesmenët që janë nga Tirana akuzohen se lëshonin fatura fiktive.

“Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta” deklaron policia.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh. Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga kontrolli i banesave të biznesmenëve që janë arrestuar janë gjetur dokumente të vlefshme për hetimin. Biznesmenët nuk kanë bërë rezistencë në momentin e ndalimit.

Në sitën e hetimit janë në total 50 biznese mes tyre dhe përftuesit e TVSH. Duke qenë se operacioni është masiv, në orët në vijim pritet që të ketë zhvillime të tjera.Hetimet kanë përfshirë edhe drejtorinë e Tatimeve mbi personat që kanë firmosur dhënien e TVSH për këta biznese fiktive.

Të arrestuar deri tani;
-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Tiranë

-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë

-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë

-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Në kërkim janë;
B.Gj
M.M
A.B
S.K
E. Sh

Kompanite dhe aktivitetet e biznesmenëve
Indrit Sulaj; Emri i subjektit; UNIK 87/ Objekti i aktivitetit; Konfeksione, import-eksport, skrap, por edhe disa biznese të tjera. 

Bujar Murataj/ Emri i subjektit; NOBLE 2013/ Objekti i aktivitetit; Montim të impianteve për prodhim energjie

Dhimitraq Çelo/ Emri i Subjektit; GTI, Objekti i aktivitetit; Import-eksport artikuj të ndryshëm

Ruzhdi Murataj; Emri i subjektit ALB KEJS FAMILY/ Objekti i Aktivitetit; Import-eksport të pajisjeve elektrike, elektronike

Shkëlqim Hasani/ Emri i subjektit; FERIK ^ Domi; Objekti i aktivitetit; Aktivitete në fushën imobiliare

Nevruz Lami/ Emri i Subjektit: NVL trans Objekti i Aktivitetit: Import – eksport, tregtimin e artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice dhe pakice si: Tregtim artikuj te ndryshem industriale. Tregtim te konfeksioneve te ndryshme. Tregtim automjesh te cdo lloji, marke e tonazhi, si dhe pjese kembimi …

Paraardhëse

Celebrity Foodies: See What the Stars Are Snacking on Today

Pasardhëse

Vrasja e Suelës në Shkodër: Prokurorisë iu deshën dy vjet për të kuptuar provat

Pasardhëse

Vrasja e Suelës në Shkodër: Prokurorisë iu deshën dy vjet për të kuptuar provat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.