• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

”S’i kam borxhe askujt”, Besnik Sulaj në kundërsulm. Akuza për Bojaxhiun dhe Peshën

24 January, 2018
në Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Besnik Sulaj, i vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të mbylljes së rafinerisë së naftës dhe borxheve në shtet, ka reaguar dje për herë të parë në lidhje me atë që ka ndodhur.

Sulaj  ka këmbëngulur dje në një lidhje telefonike në ‘’Opinion” se kompania e vëllait të tij, IRTC që ka në administrim rafinerinë nga viti 2016 ka paguar të gjitha taksat dhe detyrimet. Nuk dihet se pse Sulaj, edhe pse mohon pronësinë e kompanisë ka vendosur që të flas në emrin e të vëllait.

“Unë e njoh historinë e ARMO-s të paktën nga viti 2013. Nuk besoj që mungojnë 704 milionë. Në atë kohë ARMO ka pasur vetëm 20 milion dollarë borxhe në tatime. Në 2013 kur kanë ardhur azerët e kanë gjetur kompaninë me rreth 20 milion dollarë borxh.

Unë edhe i kam takuar dhe kanë qenë investitorë shumë seriozë. Ata pyetën në tatime, paguan 10 milion dollarë dhe ARMO mbeti pa asnjë lloj borxhi. Më pas shteti shqiptar u vuri një gjobë 100 milion dollarë. Me këtë 100 milion dollarë falimenton kushdo që të jetë” – tha Sulaj.

Pyetja që iu bë nga studio ishte a ka kompania e tij IRTC rreth 55 milion euro detyrime fiskale të papaguara në tatime, por Sulaj e mohoi.

“E keni gabim. Kompania nuk është paguar dhe nuk ka 70 milion dollarë detyrime. Ka rreth 25 milion euro të papaguara. Ato që flitet aty janë të pavërteta” – tha biznesmeni.

“IRTC e ka marrë në 2016-ën, por duhet të kuptojmë të gjithë se rafineritë janë si puna e mullirit, po s’pate grurë s’ke çfarë ta duash mullirin. Është hapur një rafineri tjetër në Elbasan nga kompania Isvor dhe është teknologji e fundit ka vetëm 20 punëtorë” – tha Sulaj që më pas u hodh në kundërsulm.

Fillimisht akuzoi ish-zv.ministrin Gjergji Bojaxhiu dhe më pas ish-kreun e AKBN-së Besian Pesha.

“Gjergj Bojaxhiu së bashku me Ardian Xhillarin kanë bërë piramidën më të madhe në Shqipëri ndërsa Besian Pesha kur ka qenë në komisionin e AKBN-së ka qenë te Albpetroli dhe i ka kërkuar një mikut tim nga Fieri 200 mijë euro”– tha Sulaj.

Të dy të ftuarit që ishin në studio i mohuan akuzat, ndërsa Pesha u përgjigj: Mos u merr me thashetheme, po shko paguaj taksat.

Paraardhëse

Shkullaku flet për ofertën e Top Channel: Arsyet pse e refuzova

Pasardhëse

Shqipëria mëson kundershtraret në Ligën e Kombeve

Pasardhëse

Shqipëria mëson kundershtraret në Ligën e Kombeve

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.