• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Më goditi me tullë në kokë, çfarë s’pres nga ai”, shoku i Arielës nxjerr mesazhet para se Aldisoni ta vriste

24 January, 2018
në Aktualitet
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ngjarja tre ditëve më parë ku mbeti e vdekur Ariela Murati ka tronditur opinionin publik. Ajo u qëllua me armë zjarri nga ish-i dashuri i saj Aldison Belulaj. Një miku i të ndjerës ka shkruar për JOQ i cili kërkon që i mazhi i mikes së tij më të mirë të mos përdhoset në versione të paqëna të publikuara ditët e fundit në media.

Miku i Arielës, i cili posedon mesazhet, ka ndarë me redaksinë tonë bisedat që ajo ka bërë me një mikun e tyre të përbashkët para se tragjedia të ndodhte.

Djali shkruan:

Jeta Osh Qef pershendetje! Dua te publikoni disa foto te mesazheve te Ariela Muratit me nje mikun e saj ne Instagram dhe Ëhatsapp. Ajo tregon disa detaje me teper lidhur me Aldosenin. Dua qe ato foto te publikohen, sepse nuk jam aspak dakord me perdhosjen qe po i behet imazhit te saj, tani qe ajo ka nderruar jete.
Dua qe disa nga ata qe e hapin gojen perpara kohe, te reflektojne pak perpara disa fakteve e me pas te flasin. Dua te ruhet anonimati dhe ne foto e kam fshire emrin e shokut te saj kur ajo e ka permendur.

Mund te provohet shume lehte qe eshte profili i saj sepse ne instagram nuk lejohen dy username te njejte dhe ne Ëhatsapp biseda eshte bere me te. Per kete pjese duhet te me besoni. Do t’ju nis cdo foto bashke me dicka qe dua ta shkruaj une.

Po. Nga data 15 nentor e deri para pak ditesh, kur ajo nderroi numrin dhe me dha numrin e saj te ri. Numer qe nuk e gëzoi.

‘Me perndjek’ me tha. Mesazh i dates 12 nentor.

Nese policia i do provat, mesazhet jane plotesisht reale si ne Insta dhe ne Ëhatsapp. Jane te gjitha si te bera sot.

SHKRIMI PREKËS I MIKUT TË ARIELËS PËR PËRDHOSJEN E IMAZHIT TË SAJ:

Ne jemi një shoqëri që lartëson mashkullin dhe ul femrën. Për këtë realitet isha shumë i sigurtë, por që kjo ‘traditë’ të zbatohej edhe me të vdekurit, habitem. Habitem se si mund të ngrihen dyshime mbi personalitetin e një vajze fantastike si Ariela.
Ajo ishte shoqja ime më e mirë, motra ime që Zoti nuk ma dha kurrë. Kam qenë i trishtuar dhe i lodhur për t’u përballur me njerëz që edhe pa e njohur, guxonin të flisnin keq për të.

Kështu jemi ne, në sherrin e një vajze me një djalë, fajin e ka vajza se ajo i sjell gjërat si t’i dojë qejfi.

Po mashkulli çfarë? A mund të quhet burrë dikush që kërcënon dhe vret një femër? Thanë që e bëri nga dashuria. Jetën ta jep dhe duhet të ta marrë Zoti.

Në vitet e mia të jetës unë kam mësuar se në dashurinë e vërtetë pranohet refuzimi i dikujt dhe nuk kalohet në vrasje. Dikush që të do vërtet, lumturohet edhe duke të të parë të lumtur në krahët e dikujt tjetër.

U tha edhe se ai e mbante me gjithë të mirat dhe shpenzonte për të. Broçkulla të mëdha. Nëse do ishte kështu, pse punonte Ariela ndërkohë që studionte? Pse punonin dhe lodheshin prindërit e saj për t’i siguruar shpenzimet e vitit të ri shkollor? U tha gjithashtu se edhe ajo ‘e ka kruajtur vetë’, përderisa nuk e denoncoi.

Unë, si miku i saj më i ngushtë, e di shumë mirë pse ajo nuk e bëri. Vëllai i Aldosenit mund të thojë që ai nuk e ka kërcënuar kurrë Arielën, por çfarë mund të quhet kjo gjë : Aldoseni kapte foto të motrës së saj rrugëve të Tiranës, ia hidhte në mesazhe Arielës dhe i thoshte ‘Ti shko më denonco, por motrës s’ke për ta parë më të gjallë’. A MUND TË QUHET KY BURRË, KUR BËN GJËRA TË TILLA? A KA VEND TË HIDHET BALTË MBI DINJITETIN E NJË FEMRE QË KA NDËRRUAR JETË, KUR PËRFUNDOI VIKTIMË E NJË MANIAKU?

Juve flisni, sepse këtë dini ta bëni shumë mirë, por mendoni se ndoshta në të ardhmen do të jetë një e afërmja juaj në të njëjtën situatë. Mua më dhemb, më dhemb shumë që ju flisni, që ju gjykoni një vajzë, dita e së cilës ishte e ndarë mes punës dhe shkollës (për rezultatet e larta i ofruan dhe punë në bashkinë e Tiranës, punë të cilën nuk e gëzoi).

Më vjen keq që e gjykoni Arielën pa e njohur, thjesht sepse keni një celular në duar dhe një gojë në fytyrë duhet ta nxjerrin ligësinë e vet vend e pa vend.

Në lidhje me ngjarjen ai shton:

Ne nje lidhje kane qene me pare. Me pas ai e kercenonte, sepse nuk e pranonte qe ajo te vazhdonte jeten e saj qofte dhe me nje person tjeter. E ndiqte, e kercenonte. Me pare ai nuk e mbante me leke sic kane dale fjalet, sepse ajo punonte vete. Me pas ai e kercenonte dhe jo sic thuhet nga vellai i tij qe kurre s’e ka kercenuar Arielen. Kam pasur dhe nje moment te bisedes me Arielen kur ma ka thene dhe ne Instagram qe ai e kercenonte me te motren, se do i vriste te motren nese ajo e denonconte, por nuk po e gjej dot.
Une dua qe te gjithe ta mbyllin gojen. S’po i duroj dot keto komente negative. Ju lutem shperndajini, sepse nuk po ndihem hic mire duke lexuar brockulla per shoqen time me te mire.”/ JOQ.al

Paraardhëse

Akuzohet për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari kërkon…

Pasardhëse

Shkullaku flet për ofertën e Top Channel: Arsyet pse e refuzova

Pasardhëse

Shkullaku flet për ofertën e Top Channel: Arsyet pse e refuzova

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.