• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dëshmia e motrës së Arielës: Ma vrau ai plehra para syve të mi

22 January, 2018
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vrasja e paralajmëruar e 21-vjeçares Ariela Murati ka qenë temë e emisionit të sotëm në studion e “Rudina” në Tv Klan. Gazetari Spartak Koka, psikologia Oriola Pampuri dhe pedagogu i Ariela Muratit, Erlis Hereni kanë qenë të ftuarit të cilët kanë folur për ngjarjen e rëndë.

Gazetari Spartak Koka ka treguar edhe një pjesë të dëshmisë që kishte dhënë në polici motra e viktimës Ariela Murati.

“Ma vrau ai plehra, ma vrau në sytë e mi. Ne nuk e dinim që ai kishte ardhur në Tiranë dhe s’na thanë as ata të shtëpisë. Ai e kishte kërcënuar që ti nuk merr njeri tjetër përveç meje, e kapi menjëherë dhe e qëlloi. Nuk kishim bërë ndonjëherë ankesë në polici”, kështu është shprehur në polici motra e Arielës.

Nën lot dhe në gjendje të ngarkuar emocionale, motra e Arielës përsëriste vazhdimisht para oficerëve të policisë gjyqësore: “Ma vrau motrën para syve”.

Sipas gazetarit Koka, studentja kishte marrë kërcënime të herë pas hershme dhe zakonisht ruheshin, por kësaj radhe u kapën të papërgatitura nga Aldisoni.

“Ata ishin të papërgatitura pasi zakonisht ruheshin. Për kërcënimet ishte vënë në dijeni edhe familja e vajzës dhe e djalit. Ai ia kishte rrëfyer plumbat Arielës, familjes së saj dhe familjes së tij. Fakti që kërcënimi nuk ishte marrë seriozisht çoi në këtë ngjarje”, tha Koka.

Sa i përket dinamikës së vrasjes, një dëshmitar që pa të gjithë skenën e krimit tentoi të ndihmonte vajzën, por nuk mundi pasi ngjarja ndodhi në një kohë të shkurtër.

“Ka qenë ora rreth 14:48 minuta kur ka ndodhur ngjarja dhe në 14:52 kanë njoftuar policinë qytetarët. Ariela së bashku me motrën e saj Boretën dhe kushërirën kanë qënë duke kaluar në trotuar tek Universiteti i Mjekësisë, mesa duket Aldisoni i ka ndjekur, e ka ndaluar Arielën dhe më pas e ka qëlluar. Kjo ka qenë skena e zhvilluar në pak çaste, ku askush s’ka mundur të ndërhynte. Një shoku i kolegut tonë e kishte parë skenën kur e ka ndaluar dhe ka tentuar të zbresë nga makina për ta ndihmuar, por gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ariela, sipas dëshmitarëve, ka humbur jetën në moment pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë, ndërsa Aldisoni ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën”, u shpreh gazetari Koka.

Paraardhëse

Histori +16/ Bëra seks me një grua të martuar, por më pas u tmerrova

Pasardhëse

Vrasësi i studentes në koma, mjekët: Ka dëmtime në kokë

Pasardhëse

Vrasësi i studentes në koma, mjekët: Ka dëmtime në kokë

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.