Reagimeve te shumta per vrasjen e 21 vjecares Ariela Murati ne Tirane, nga Aldison Belulaj, i eshte bashkuar edhe ai i kengetares se njohur shqiptare Aurela Gace, e cila shkruan ne nje postim ne rrjetet sociale se nga dhimbja qe ndjeu per ngjarjen nuk gjente fjalet per te ngushelluar familjen e vajzes, edhe pse nuk njiheshin.
POSTIMI:
Qysh dje s’dija si te shprehja ate qe mendoja, ate qe ndjeja. Qysh dje e dashur Ariel doja te ngushelloja familjen tende , packa se nuk njiheshim, por s’dija si pasi dhimbja e humbja per ta duhet te jete aq shkaterruese. .. packa se nuk njiheshim, une e dashur Ariel te them se secila nga ne eshte nga pak TI . Po po, mos u çudit. Secila nga ne .
U prehsh ne Paqe engjell e qosh e fundit e kesaj katrahure e çmendurie njerezore.
Zoti u lehtesofte dhimbjen prinderve ?
Diskutime rreth kësaj post