• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

“Vajzat me kilota”, Laleja, mësuesja e parë e fizkulturës që theu tabutë

20 January, 2018
në Dosje, Sport
0
121
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Atëherë kur fizkultura për femrat ishte një tabu, Lale Hashorva Saraçi tregoi se përkushtimi mund të rrëzojë edhe mentalitete. Një prej vajzave të para që vazhdoi për fizkulturë, ajo do të mbahet mend për ngritjen e ekipeve të para të basketbollit dhe volejbollit në Elbasan. Po kështu nëpërmjet shkollës Normale, ku dha mësim fillimisht shpërndau emancipimin e vajzave për tu angazhuar në fizkulturë si dhe në ekipe sportive që deri para çlirimit në Elbasan nuk ishte parë e dëgjuar. Ajo gjithashtu ka qenë edhe instruktorja e balerinës së parë shqiptare, Flora Kallajxhiu.

Lale Hashorva, vajza nga Gjirokastra, e rritur në një familje me tradita patriotike dhe po kështu arsimdashëse vazhdoi shkollimin në Institutin femëror “Nana Mbretneshë” dhe më pas ndoqi në Ovieto të Italisë, Insitutin Superior për Edukimin Fizik deri në vitin 1942, kur edhe u kthye në Shqipëri. Në kohën e studimeve u njoh me një student shqiptar nga Elbasani, Xhavit Saraçin, që vazhdonte po Institutin e Fizkulturës, me të cilin më vonë u martua.

Me kthimin në Shqipëri Lale Saraçi filloi si mësuese e edukimit fizik në një shkollë të mesme në qytetin e Gjirokastrës. Pas çlirimit zhvendoset në Elbasan, ku fillon si mësuese e edukimit fizik në shkollën Pedagogjike. Deri në atë kohë fizkultura nuk ishte një lëndë e dëshirueshme nga nxënëset femra. Fanatizmi ekzistonte ende dhe shpesh prindërit bëheshin pengesë për pjesëmarrjen e vajzave në ekipet sportive të qytetit.

Vetëm në vitin 1947 filloi kampionati kombëtar i basketbollit dhe volejbollit për femra. Mësuese Laleja së bashku me të tjerë bënë një punë bindëse që të ngrinin këtë ekip. Kryesisht nxënëset, pjesë e ekipit vinin nga shkolla Normale. Ishin vajzat e kësaj shkolle që furnizuan ekipet dhe bënë të mundur që Elbasani të përfaqësohej në kampionatet kombëtare.

I biri, Iliri tregon se duke qenë fëmijë mësuesish fizkulture, çdo vit detyroheshin të udhëtonin me të dy prindërit për aktivitetet masive që Laleja dhe Xhaviti prezantoheshin me mjaft përkushtim me ekipe dhe talente në fizkulturë.

Vështirësitë e mësueses ishin të mëdha. Askush në ato vite nuk donte që vajzat të visheshin me kilota, të dilnin në oborre për fizkulturë apo të merrnin pjesë edhe në ekipe sportive.

Laleja ja arriti. Iliri thotë se i gjithë sekreti i saj ishte insistimi dhe siguria që i krijonte familjeve elbasanase. “Nëna i merrte me amanete dhe i dërgonte po vetë në shtëpi. Kur mbaronin aktivitetet, i shoqëronte në çdo shtëpi vajzat sportiste dhe më pas kthehej në shtëpi vetë.

Shkonte në çdo familje vetë për të bindur prindërit që të lejonin vajzat të merreshin me sport”. Gruaja që gjatë gjithë jetës u përkushtua si mësuese e fizkulturës, vazhdoi deri në daljen në pension të jepte lëndën e fizkulturës. Ndër të parat që solli emancipimin e grave, Laleja gëzon respektin e shumë brezave të sportisteve dhe ruan një vend të rëndësishëm në ngritjen e sporteve për femra në Elbasan.

Dokumentet e shkollimit të saj janë ruajtur me shumë kujdes nga ajo vetë dhe fëmijët. Të gjitha janë një dëshmi e rrallë të një gruaje që shërbeu për masivizimin e sporteve në Gjirokastër e Elbasan, ku shërbeu me shumë përkushtim. /Konica.al

Paraardhëse

Plagoset me armë në kryeqytet vëllai i deputetit

Pasardhëse

Dëshmon vajza e badigardit shqiptar të ekzekutuar në Gjermani

Pasardhëse

Dëshmon vajza e badigardit shqiptar të ekzekutuar në Gjermani

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.