• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ku janë peshqit e mëdhenj? Intervista si asnjëherë më parë, Donald Lu

18 January, 2018
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? Si do ti pergjigjej diplomati amerikan atyre që thonë se SHBA janë të angazhuar disi “me tepricë” në punët e Shqipërisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve, ambasadori amerikan Donald Lu, i ka dhënë në intervistën për gazetën Dita.

A.Thano: Sa kohë do të duhet që shqiptarët të shohin efektet e para të kësaj reforme?

Ambasadori Lu: Populli shqiptar me të drejtë është lodhur nga pritja për 27 vjet për drejtësi. Jam optimist se do të shohim dëgjesat e para për vetingun në shkurt. Po ashtu jam optimist se parlamenti do të ngrejë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në mars ose prill, çka i hap rrugën përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të ri dhe krijimit të SPAK dhe BKH.

Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme.

A.Thano: Ndërkohë po spekulohet me termin “peshqit e mëdhenj”. Nga i kini ju informacionet që do ketë arrestime, dmth ku e bazoni këtë bindje?

Ambasadori Lu: Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin.

Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë.

A.Thano: Z.Ambasador si do ta komentonit ju radikalizimin e qëndrimeve të opozitës? A mendoni që kjo që po ndodh ka lidhje me reformën në drejtësi?

Ambasadori Lu: Opozita, për sa kohë që mbetet paqësore dhe konstruktive, është duke bërë detyrën e saj. Detyra e saj është të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi të shumicës.

Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë.

A.Thano: Cili është pozicioni i SHBA për reformën zgjedhore? A duhet Shqipëria të adoptojë votimin dhe numërimin elektronik?

Ambasadori Lu: Shqipëria është duke humbur një mundësi shumë të madhe për të ecur përpara tani me reformat e rëndësishme zgjedhore. Është e domosdoshme që Kuvendi të adoptojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2015.

Opozita ka kërkuar që të shqyrtohet votimi elektronik dhe shumica është përqendruar tek vota e diasporës.

Partnerët ndërkombëtarë janë gati të ndihmojnë, por duhet që Kuvendi të ndalojë sherret dhe t’i futet punës.

A.Thano: Shtetet e Bashkuara kanë shumë miq në Shqipëri. Po si do tju pergjigjeshit atyre që thonë se jeni të angazhuar disi “me tepricë” në punët e Shqipërisë?

Ambasadori Lu: E di që ne amerikanët kemi shumë miq në Shqipëri. Mbetem pa pushim i shtangur nga ngrohtësia e shqiptarëve të zakonshëm që takoj në Tiranë dhe kur udhëtoj. I vlerësojmë miqtë tanë të shumtë në Shqipëri dhe besojmë se kjo miqësi na ka lejuar të bëjmë gjëra të mëdha së bashku.

Po ashtu, është normale që disa njerëz të kritikojnë vendin tim se është i angazhuar me tepricë në problemet e Shqipërisë. Si amerikanë, kemi marrë një angazhim përpara këtij vendi. Do të vazhdojmë të investojmë në suksesin e Shqipërisë dhe ta nxisim përgjatë rrugës së saj të rëndësishme drejt integrimit europian. Ky angazhim është i palëkundur.

Paraardhëse

“Të gjithë jeni në provë. Duhet ta fitoni rrogën”

Pasardhëse

Dalin fotot provokuese! Vajza e Gjyste Vulajt është një yll i vërtetë

Pasardhëse

Dalin fotot provokuese! Vajza e Gjyste Vulajt është një yll i vërtetë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.