• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

E papritur, ish-kryeministri i Shqipërisë dorëzon mandatin e deputetit

10 January, 2018
në Politikë
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duket se për Armando Dukën nuk do të ketë më një mandat tjetër si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi përballë tij do të jetë një kandidaturë e fortë, e cila ka për më tepër mbështetjen politike të kryeministrit Edi Rama.

Burime ekskluzive të Lapsi.al thonë se nesër Bashkim Fino do të zyrtarizojë kandidaturën e tij për postin e kreut të FSHF-së.

Për këtë garë ai do të dorëzojë edhe mandatin e deputetit që ka marrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Burimet i thanë Lapsi.al se Fino e ka gati platformën për të sfiduar ‘të paprekshmin’ Armando Duka, i cili kërkon mandatin e pestë në krye të futbollit shqiptar. Pak kohë më parë Duka e Fino shkëmbyen replika publikisht. I pyetur gjatë një interviste për kandidimin e mundshëm të Bashkim Finos, Duka nuk e kurseu ironinë teksa u shpreh:

“Nëse Bashkimi do të jetë kandidat për president si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai duhet të dalë nga zyrat e saj. Nëse jo, partia duhet të bëjë të kundërtën dhe të thotë se distancohet nga kjo iniciativë që është e drejta e plotë e zotit Fino, e cila mund të jetë private. Partia Socialiste patjetër që do ta bëjë këtë gjë. Ose do ta vendosë si kandidatin e saj, ose do të thotë që është iniciativë private. Kjo do të jetë në të mirën e lojës që futbolli të mos jetë i varur nga politika”.

Pas kësaj ka patur reagim edhe nga Bashkim Fino, i cili i ka kërkuar Armando Dukës të linte mënjanë sarkazmën, duke i kujtuar në të shkuarën mbështetjen e Partisë Socialiste.

Por gara mes Finos dhe Dukës nuk mund të mos jetë pa sfond politik. Kandidati-deputetet, do të ketë një mbështetje jo të vogël nga qeveria. Kujtoni që shumica e kryebashkiakëve të vendit janë të zgjedhur nga PS-ja. Me një urdhër të Ramës të gjithë mund të vihen në rresht për të votuar Finon. Por edhe Armando Duka ka mbështetjen e vet. Së fundi janë denoncuar në media disa shoqata fantazmë, të cilat drejtohen nga njerëz pranë tij.

Këto shoqata votojnë për kreun e FSHF-së, duke ia lehtësuar rezultatin Armand Dukës që në nisje. Por mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin gjërat deri atëhere dhe ajo që duhet thënë është se deri më tani, zyrtarisht as Armand Duka nuk e ka konfirmuar rikandidimin për mandatin e pestë.

Njeriu që drejton futbollin shqiptar prej 16 vjetësh është akuzuar jo pak për abuzim me fondet, ndeshje të trukuara apo dhe favorizim të ekipeve të caktuara të kampionatit, si dhe deri në marrje ryshfeti për të pranuar në kombëtare futbollistë të ndryshëm.

Në vitin 2006 kur Berisha erdhi në pushtet, bëri përpjekje për ta larguar Dukën nga FSHF-ja, por kjo u frenua edhe me ndërhyrjen e UEFA-s, e cila kërcënoi se nëse do veprohej më tej, vendi ynë do të përjashtohej nga organizmat ndërkombëtar të futbollit. Nëse garat e tjera i ka fituar lehtësisht, kjo ndoshta do të jetë gara ku Armando Duka do të frenohet pas 16 vitesh si president i FSHF-së. Megjithatë mbetet të presim!

Paraardhëse

Dhëndri mistrec: Ja si e … vjehrrën time!

Pasardhëse

Dy armiqtë imagjinarë të Ramës-Veliaj dhe Xhafaj

Pasardhëse

Dy armiqtë imagjinarë të Ramës-Veliaj dhe Xhafaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.