• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

100 ditë rrotull tepsisë!

7 January, 2018
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

100 ditëshi i parë i qeverisë duket se është marrë peng nga reforma e thellë strukturore që kryeministri Edi Rama i bëri kabinetit të tij të dytë. Ndryshimi drastik i strukturës së qeverisë, bashkimi dhe shkrirja e disa ministrive, krijimi i superministrive dhe një sërë strukturash poshtë tyre, janë ende një proces që nuk ka zënë vend.

Ndryshimet nuk janë argumentuar kurrë në mënyrë politike, por nga të gjithë është marrë e mirëqenë ideja, se ka dashur të shmangë nga drejtimi i punëve shumë ish- zyrtarë të LSI, që mbajnë poste kyçe.

Dhe kjo duket se po jep koston e saj. Shumica e drejtorive të rëndësishme në ministri janë ende të paplotësuara apo jo funksionale për këtë shkak, ndërsa përplasjet që ka ligji i shërbimit civil me strukturën e re, e rrisin edhe më shumë shkallën e vështirësisë.

Praktikisht qeveria ka humbur shumë kohë dhe energji për këtë strukturim të ri, aq sa prej prillit të vitit të shkuar, shteti duket se vazhdon të qeveriset për inerci, por nuk ka asnjë impuls të ri, por vetëm fushata qeverisëse siç po duket në horizont fushata për ujin e pijshëm.

Ndryshe nga mandati i parë, ku në gjashtë muajt e parë ishin hedhur hapat e disa reformave të thella që u realizuan, siç ishte ajo territoriale, e pensioneve, e arsimit dhe ajo në shëndetësi, në këtë mandat ndjehet ngërçi që ka administrata për të zënë vendin e saj të punës dhe për të vazhduar më tej.

Edhe vetë brenda transformimit të administratës ka probleme të forta politike dhe konceptuale. Edi Rama është partizan i idesë së mbajtjes larg të njerëzve militantë të Partisë Socialiste nga “tepsia” e pushtetit, dhe në parim nuk e ka keq, por ata që po përfitojnë në shumë raste, nuk janë as specialistë dhe as socialistë, por njerëz që përdorin çarjen që ekziston mes parimeve që shet Edi Rama dhe ata që shesin vende pune.

Dhe gjithë ngërçi preket lehtë, tek aktet nënligjore dhe produkti që po jep administrata. Me këto ndryshime të forta që janë bërë në administratë, lista e ligjeve dhe akteve nënligjore për ndryshim, duhet të kishte mbytur parlamentin e Shqipërisë dhe mbledhjet e qeverisë, por në fakt, nëse shikon shifrat, duket sikur qeveria nuk ka asnjë hall dhe parlamenti asnjë punë. Disa nga reformat e mëdha të qeverisë, veçanërisht ajo në arsim, akoma nuk është kompletuar me akte nënligjore, projekti i madh i PPP, që filloi me “Rrugën e Arbrit”, ende nuk ka dhënë produktin e parë, d.m.th nuk është lidhur kontrata e parë, ndërkohë që nuk ka akoma një plan publik për prioritetet e projekteve të tjera.

Fushatat si kjo e ujit, ajo e dritave, apo e thertoreve dhe bulmetit, janë aksione që përdorin forcën e shtetit dhe forcojnë disiplinën, por nuk janë efekte që vijnë nga qeverisja efiçente, por fushata që duan të ngulisin rregulla të duhura përmes represionit.

Puna e vërtetë e qeverisë është ajo kur qeveria e “kap lepurin me qere”, përmes një strukturimi efiçent afatgjat, që prodhon ligje dhe rregulla të zbatueshme. Dhe kur në qeveri nuk shkojnë shkresa për firmë, apo në parlament nuk shkojnë ligje për t’u miratuar, është tregues se administrata është në ngërç dhe akoma nuk ka filluar punë.

Një palë që presin të ikin ngaqë kanë dëgjuar se do iki tepsia, dhe një palë që presin të ulen në karrige se mendojnë se është e tyre tepsia, në fakt ka prodhuar këto 100 ditët e para një administratë që i vjen rrotull tepsisë, as duke e ngrënë, as duke e lënë, por thjesht duke e parë.

Paraardhëse

Gjirokastër, banorët braktisin pallatin që rrezikon të shembet

Pasardhëse

SHBA-të i refuzojnë vizën Ramush Haradinajt

Pasardhëse

SHBA-të i refuzojnë vizën Ramush Haradinajt

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.