• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Çfarë fshehin meshkujt rreth seksit dhe cilat janë sekretet e tyre në shtrat?

6 January, 2018
në Rozë
0
69
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse meshkujt mund të sillen me shumë vetëbesim në shtrat kur janë përpara femrave, jo gjithnjë çdo gjë është ashtu siç duket. Doug Haines nga “The London School of Attraction” na tregon për të vërtetat e meshkujve dhe sekretet e tyre në shtrat.

Meshkujt nuk flasin me shokët për seksin

Mund të mendoni se ai po i tregon gjithçka për ju mikut të tij të ngushtë, por pavarësisht dyshimit tuaj, në fakt ai nuk po tregon asgjë që ndodh midis jush në dhomën e gjumit, të paktën jo në atë sasi dhe mënyrë që femrat ndajnë mes tyre të fshehtat.

Mosndarja e eksperiencës seksuale me dikë tjetër, mund të lërë te një mashkull një shije pasigurie dhe ndjenja të pambrojtura. Është më e lehtë për gjininë tjetër t’i lënë të tjerët të mendojnë se ai po përjeton çaste fantastike, sesa t’i tregojë kujtdo rreth të vërtetës. Edhe meshkujt më të sigurt në dukje, kanë dyshime rreth performancës së tyre seksuale.

Meshkujt janë të përgjegjshëm në shtrat

E dukshme ose jo, te shumë meshkuj ekziston presioni i madh që t’i përcjellin partneres kënaqësi. Ndonjëherë duket sikur burrat janë dirigjentë të aktit seksual, ndaj ata mbartin përgjegjësinë e lidhjes së gjithë pjesëve që gjithçka të shkojë më së miri.

Kini pak mirëkuptim për presionin që ai mund të jetë duke përjetuar dhe faljani kur duket se e ka marrë shumë seriozisht gjithçka.

Meshkujt kanë nevojë për lavdërime

Ata e kanë të nevojshme të ndihen tërheqës, ashtu sikurse edhe femrat. Burrat mund të duken të ftohtë, por ata dinë si t’u përgjigjen vlerësimit dhe komplimenteve bujare. Tregojini të dashurit tuaj çfarë ju pëlqen tek ai dhe përse.

Meshkujt shqetësohen se mos ju mërzisin

Femra për një mashkull është një kristal, të cilin ata duan ta trajtojnë me shumë kujdes, por, nga ana tjetër, kërkojnë edhe të jenë spontanë. Ata mendojnë se femrat duhet t’i binden që të bëjnë seks dhe ndonjëherë atyre iu duket sikur femrat po i bëjnë një nder ku pranojnë që akti seksual të ndodhë.

Kjo ide i bën meshkujt nervozë. Nëse nuk e doni këtë për të dashurin tuaj, atëherë tregojini se ju pëlqen të bëni seks me të.

Meshkujt mund të binden

Nëse keni ndonjë preferencë në shtrat, nuk ka asnjë problem t’ia thoni partnerit. Meshkujve u pëlqejnë udhëzimet dhe kjo nuk bën përjashtim kur vjen puna për seksin.

E fshehta është ta bëni në mënyrën e duhur. Përpara se t’i thoni se çfarë të bëjë, bëjini një kompliment, si për shembull “je shumë seksi”, gjë që funksionon gjithnjë.

Më pas rritini vetëvlerësimin: “Do të më pëlqente shumë nëse ti…”, gjë që është me efektive sesa t’i thoni: “Përse nuk e bën kurrë këtë?”. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën sesi shpreheni.

–Sekretet e meshkujve—

Ata ‘vdesin’ të joshen

Nuk ka asgjë të keqe të bësh koketën në momente të caktuara në shtrat. Merrni iniciativa misterioze dhe joshëse për të, imagjinoni filmin “Nëntë javë e gjysmë”, në skenën kur personazhi femër kërcen përpara të dashurit të saj.

Ata zgjedhin pozicionin që ia nxjerr trupin më mirë

Asgjë nuk është edhe aq e rastësishme në momentet tuaja intime, meshkujt kanë shumë fantazi seksuale dhe eksperiencat e deritanishme u kanë shërbyer atyre për të kuptuar aq sa është mjaftueshëm. Nëse një mashkull ka një pozicion të preferuar, kjo nuk vjen vetëm prej faktit se ai merr më shumë kënaqësi aty, por edhe se trupi i tij duket më mirë në atë mënyrë.

Ata e ekzagjerojnë CV-në seksuale

Mos i besoni kurrë vetëbesimit në dukje të një mashkulli, pavarësisht eksperiencave që ai pretendon të ketë kaluar. Ato mbase nuk do të jenë në gjendje t’ju kënaqin në mënyrën sesi ju dëshironi. Për këtë arsye, largojeni ndrojtjen dhe tregojini atij për detajet që do të dëshironit të bënte, pse jo edhe për shpejtësinë e aktit seksual. Vetëm kështu frika dhe të gjitha komplekset e tjera do t’ju largohen teksa jeni në shtrat.

Ata kanë fantazi shokuese

Nuk është e nevojshme të eksploroni fantazinë seksuale të një mashkulli, por mjafton ta pranoni se ai e ka një fantazi, madje të përparuar.

Terapisti seksual Michael Perry i këshillon të gjithë femrat që, nëse nuk janë të një mendjeje me fantazinë e një mashkulli, atëherë të ndajnë imagjinatën e tyre, në mënyrë që ta informojnë partnerin për dëshirat që kanë.

Ata e pyesin veten nëse po kënaqeni

Mos pretendoni të bëni pasthirrmat e një pornostari, por nëse po kënaqeni dhe doni ta tregoni këtë, atëherë mos e frenoni veten. Mbani parasysh që sa më shumë veprime të veçanta të bëni, si për shembull rënkimet gjatë lëvizjes së trupave, aq më qartë do ta kuptojë partneri se po kaloni vërtet një kënaqësi. Megjithatë bëni veprimet që ju duken si më të arsyeshmet.

Paraardhëse

Mjeku rrëfen dy ditët e fundit të jetës së diktatorit Enver Hoxha

Pasardhëse

Valentino Rossi: Maverick Vinales can fight for title with Yamaha

Pasardhëse

Valentino Rossi: Maverick Vinales can fight for title with Yamaha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.