• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dyshime mbi shqiptarin e vetëvrarë, e dashura e tij u hodh në greminë

30 December, 2017
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

U rrah, u godit dhunshëm dhe më pas u hodh në një greminë, ndoshta ende e gjallë. Autopsia e konfirmon, kufoma e gjetur në prag të Krishtlindjeve nga një grup gjahtarësh pranë malit Grappa, në provincën e Trevisos në Itali, i përket 43-vjeçares ukrainase Sofija Melnyk, e zhdukur para dy muajsh nga Cornuda.

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore duhet të konfirmojë ende, nëse gruaja ishte e gjallë apo jo në momentin që u hodh në greminë.

Ndërkohë policia po heton në disa pista, atë të vrasje-vetëvrasjes, ku dyshimet kryesore bien mbi bashkëjetuesin e saj shqiptar Daniel Paskali, 50 vjeç, i cili i dha fund jetës pak ditë pas zhdukjes së Sofijas.

Gruaja gjatë muajve të fundit kishte nisur dy lidhje të tjera, njërën me një gjeolog 77-vjeçar nga Rimini dhe tjetrën me një mjek 60-vjeçar nga Treviso, ndërkohë që jetonte me shqiptarin, shkruan noa.al.

Dëshira për të rindërtuar jetën me mjekun dhe për të pasur fëmijë me të, duket se ka shkaktuar xhelozinë e shqiptarit, duke e shtyrë drejt aktit ekstrem.

Nga hetimet e kryera, disa orë para zhdukjes së 43-vjeçares, ajo dhe Danieli u filmuan nga telekamerat duke debatuar… dhe më pas asnjë gjurmë.

Trupi i saj u gjet i dekompozuar pas javë të tërash e hedhur në një zonë malore, ndërsa dyshohet se është shqyer nga kafshë të egra të pyllit.

Kufoma e dekompozuar e Melnyk, u gjet nga disa gjahtarë të zonës pas të lehurave të qenve, të cilët lajmëruan policinë.

Shqiptari një punëtor i thjeshtë kishte jetuar për shumë vite me Sofiya e cila kishte pamje modeleje dhe shije të rafinuar, dhe për më tepër Daniel kishte rreth dy vite pa punë.

Gjatë viteve të fundit zemra e modeles bukuroshe ukrainase kishte nisur të rrihte për një mjek radiolog italian nga Treviso.

Bëhej fjalë për një mjek rreth 60 vjeç, me të cilin kishte vendosur që të jetonte dhe të bëhej me fëmijë.

Kujtojmë se një muaj më parë në Itali, 50-vjeçari shqiptar i dha fund jetës në banesën e tij në provincën e Trevisos në Itali, më konkretisht në zonën e Cornuda.

Por vdekja e tij është e veshur me mister, pasi gjatë ditës së hënë, e dashura e tij u gjet e vdekur.

Trupi i saj ishte mbështjellë me qese të zeza nga ato që përdoren për plehrat, ndërkohë që prej disa kohësh ishte deklaruar e zhdukur.

Shqiptari më 17 nëntor të këtij viti denoncoi në polici, zhdukjen e së dashurës me të cilën kishte rreth 16 vite i lidhur. Ndërkohë më 28 nëntor, ai i dha fund jetës në banesën e tij.

Policia italiane dyshon se dy ngjarjet mund të jenë të lidhura me njëra tjetrën, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që shqiptari të ketë vrarë të dashurën dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës.

Paraardhëse

Zbulohet se të kujt ishin paratë e grabitura në Laç

Pasardhëse

Besimet/ Doni që t’ju shkojë mbarë gjithë viti? Natën e Vitit të Ri duhet…

Pasardhëse

Besimet/ Doni që t’ju shkojë mbarë gjithë viti? Natën e Vitit të Ri duhet…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.