• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbulohet plani, ja kokat e para që do të “priten” në rradhët e policisë së shtetit

28 December, 2017
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbulohet se të parët që do i nënshtrohen procesit të vetingut në Policinë e Shtetit, do të jenë 300 oficerët me grada të larta. Më pas, ata me grada të mesme dhe në fund efektivët e nivelit zbatues.

Mesa duket ky është modeli që presupozon ndarjen në tri kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit të vetingut me tri faza.

Ky projektligj synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë me integritet. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tri, integriteti, pasuria dhe profesionalizmi. Nisma ligjore u prezantua dje nga zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, përfshirë mënyrën e funksionimit të komisioneve që do të kryejnë vetingun. Prezantimi u bë gjatë një tryeze konsultimi, të organizuar nga Ministria e Brendshme, me përfaqësues të legjislativit, agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, për projektligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së”.

PROCESI I VETINGUT

“Ky model presupozon ndarjen në tri kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit me tri faza. Janë rreth 300 punonjës, që kanë funksione me grada të larta që vlerësohen në fazë të parë. Rreth 2500- 3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues, që vlerësohen në fazë të fundit”, u shpreh dje gjatë prezantimit, zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. Presupozohet që në fazën e parë, ata 300 punonjës me grada dhe funksione të larta, të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme.

Një herë që mbaron kjo fazë, ky organ pushon së ekzistuari dhe krijohet një organ i dytë vlerësimi për fazën e dytë. Në organin e dytë, përveç 15 anëtarëve të komisionit të fazës së parë, rekrutohen edhe 30 anëtarë shtesë, që janë nga punonjësit, të cilët e kanë kaluar vlerësimin me sukses në fazën e parë. Kur arrihet te faza e tretë, komisioni i fazës së dytë pushon së ekzistuari dhe krijohet një komision tjetër me 135 anëtarë, ku 90 anëtarë shtesë, pra, 45 të fazës së dytë plus 90 anëtarë shtesë, rekrutohen gjithmonë nga punonjësit, që kanë kaluar me sukses vlerësimin në fazën e dytë.

GRUPI I PUNES

Grupi i punës, që përgatiti draftin e vetingut në Polici, përbëhej nga: Kryetari, që është zv.ministri i Brendshëm dhe 4 anëtarë që janë, këshilltari i ministrit të Brendshëm, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfaqësues nga Garda e Republikës dhe përfaqësues nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Në mbështetje të veprimtarisë së grupit të punës dhe ekspertëve ndërkombëtarë, u ngrit dhe funksionoi sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues apo specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit Strategjik dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme; Drejtorisë së Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit; Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme; Drejtorisë së Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky grup u asistua në mënyrë aktive nga përfaqësues të misioneve të asistencës së Bashkimit Europian, PAMECA V dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ICITAP. Gjithashtu, edhe nga Misione të tjera ndërkombëtare të asistencës në fushën e shtetit të së drejtës, si dhe ekspertë me përvoje të mirënjohur ndërkombëtarë në këtë drejtim.

Paraardhëse

Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar /Foto

Pasardhëse

Lista e Forbes, kush janë sportistët më të paguar

Pasardhëse

Lista e Forbes, kush janë sportistët më të paguar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.