• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Xhafaj i përgjigjet gazetarit duke kujtuar me vështirësi mbiemrin Çela kur pyetet pse nuk po vepron ‘Forca e Ligjit’ në Elbasan /Video

26 December, 2017
në Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëse nuk do kishte ditur ta kapte shpejt situatën, ndoshta ministrit Fatmir Xhafaj mund t’i ishte kthyer në të kundërt gjithë aktiviteti që po kryente sot në Elbasan me policinë.

Është dashur shumë pak, një pyetje e thjeshtë e një gazetari gjatë konferencës për shtyp që Xhafaj po jepte nga qyteti që së fundmi u kthye në sheshin e luftës mes bandave rivale.

‘Megjithse pak kohë më parë u shkri gjithë Komisariati i Elbasanit, ngjarjet kriminale kanë vazhduar edhe pak ditë më parë dhe si ka mundësi që operacioni ‘Forca e Ligjit’ nuk shtrihet në këtë qytet që siç e dimë të gjithë ngelet një vatër e nxehtë e krimit të organizuar?’, e pyeti gazetari për ‘superaksionin’ që Policia e Shtetit bashkë me të kanë nisur ditë më parë.

Fisi Çapja është kujtuar lehtësisht nga Xhafaj, ndërsa Çelajt i ka artikuluar pasi i dha vetes disa sekonda për t’i kujtuar dhe që në një transmetim të drejtëpërdrejtë kapnin shumë vëmendjen.

‘Shumë faleminderit për pyetjen. Brenda një pyetje ngërthehen 3-4 çështje që po mundohem t’i sqaroj shkurt.

E para jo rastësisht është në Elbasan sepse siç e kam thënë Elbasani pati një situatë jopozitive kriminaliteti gjatë këtij viti që jemi, situatë e cila ende, ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur por edhe për shkak të disa masave shumë të ashpra që morëm, të merituara në gjykimin, gjykimin ëë në gjykimin tim dhe lind nevoja për ta ribërë për ta riformatuar të gjithë këtë strukturë.

Dhe jo rastësisht ne sollëm këtu drejtorin e Departamentit të Sigurisë të komanduar drejtor të Policisë Vendore të Elbasanit për ta mundësuar një, një ristrukturim të plotë të strukturave të policisë në nivel qarku dhe nivel komisariati.

Ajo që pamë sot ishte koncepti se si do të bëhet ky organizim për të qenë më eficientë. Dhe pjesë e saj është edhe efektiviteti i luftës kundër krimit’, nisi të komentojë pa dhënë ndonjë përgjigje ministri, duke shtuar se për ta mundësuar një strukturim të plotë të policisë në nivel qarku dhe komisiariati ‘ne pamë sot si do bëhet ky riorganizim’.

Më poshtë vjen pjesa e përgjigjes, ku Xhafaj thotë se këto nuk janë gjëra që bëhen brenda ditës dhe duan kohën e vet:

‘Një gjë dua t’u them që këto nuk janë gjëra që bëhen brenda orës, brenda, padyshim duan kohën e vet të përgatiten, duan kohën e vet që të, që të debatohen në mënyrë që të kemi një project sa më realist sepse çdo gjë e nxituar, çdo gjë e pamenduar nuk bën gjë tjetër veçse nuk mund të japi atë eficiencë që kërkojmë.

Për sa i përket çështjeve që lidhen me kriminalitetin në Elbasan ne, unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për këtë, këtë problematikë. Nuk është e vërtetë, ose më saktë dua të them që jemi duke u marrë dhe strukturat e reja, njerëzit që janë atashuar dhe komanduar këtu janë nga specialistët më të mirë që ka patur drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka komanduar këtu disa nga ekspertët më të mirë, të cilët po merren me hetimin, me hetimin e grupeve kriminale dhe dokumentimin e provave, i cili nuk është një process që mund të bëhen as brenda një dite, as brenda një nate.

Unë di të them vetëm një gjë që qoftë ata që i quani ju jo Çapja apo, më fal si quheshin ata të tjerët që kanë përmendur…Çelajt nuk munden të sinjifikohen apo të simbolizojnë këtë qytet ëëë këtë komunitet njerëzish me vlera siç është Elbasani.

Ata dhe të tjerë që janë të përfshirë në veprimtari kriminale të jeni të sigurtë që në momentin më të përshtatshëm do marrin ndëshkimin e merituar’, përfundoi Xhafaj.

Paraardhëse

Zbulohet shkaku që ndezi konfliktin, pse u largua Sokol Balla nga ‘Top Channel’

Pasardhëse

“Miku i deputetit qëlloi me armë në lokalin në Shkodër, shefat na thanë mbylleni çështjen”

Pasardhëse

“Miku i deputetit qëlloi me armë në lokalin në Shkodër, shefat na thanë mbylleni çështjen”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.