• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Florenc Beqiraj kishte tentuar 7 herë vetëvrasjen”

25 December, 2017
në Aktualitet
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazeta e njohur franceze “Le Figaro”, në një shkrim të saj për rastin Florenc Beqiraj, shkruan se Florenc Beqiri kishte tentuar shtatë herë vetëvrasjen. Kjo dramë është pjesë e një sërë përpjekjesh për vetëvrasjet e emigrantëve në dy muajt e fundit në qendrën e paraburgimit, duke u varur ose duke thyer krahët, siç u tha në Forumin për Refugjatët.

“Shqiptari ndodhej në Francë prej 19 muajsh dhe u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin”, është shprehur Forumi i Refugjatëve. Por ky forum hedh dyshime për motivet e vetëvrasjes së Florenc Beqirit. Sipas tij, Beqiri donte vetëm të kthehej pranë familjes. “Shoqata, sipas së cilës përpjekja e vetëvrasjes është ‘pashpjegueshme’, specifikon se migranti kishte hequr dorë nga rishqyrtimi i kërkesës së tij për azil dhe uronte që të ‘kthehej sa më shpejt që Shqipëri dhe të bashkohej me familjen e tij për festimet e Vitit të Ri’”, thuhet në shkrimin e gazetës së njohur franceze “Le Figaro”.

AZILANTËT

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë është rritur me 135% krahasuar me një vit më parë. Gazeta “Le Figaro” në një shkrim të saj shpreh shqetësimin e autoriteteve franceze për këtë rritje kaq të madhe.

“Një e treta e popullsisë tashmë e ka lënë vendin për t’u vendosur diku tjetër në Europë. Qëllimi i vizitës dyditore të ministrit të Brendshëm francez, Gerard Collomb, ishte sqarimi njëherë e mirë me Tiranën i pozicioneve për çështjen e migracionit. Çështja është serioze. Në vitin 2017, shqiptarët, edhe pse vijnë nga një vend i ashtuquajtur ‘i sigurt’, dmth., që përmbush kriteret demokratike të mjaftueshme për Europën, janë azilkërkuesit e parë në Francë: më shumë se 7,000 kërkesa janë depozituar në një vit, me një rritje prej 135% krahasuar me vitin 2016. Por ajo që është më shqetësuese, është fakti se kemi një numër në rritje të të miturve të pashoqëruar, të cilët më pas bëhen pre e rrjeteve kriminale”, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”.

Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb nuk e fshehu qëllimin e vizitës dyditore të tij në Tiranë një javë më parë, që ishte numri i lartë i shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë.

“E pata takuar zotin Kryeministër, ministrin e Çështjeve Europiane dhe të Punëve të Jashtme, si dhe ministrin e Brendshëm më 20 korrik të këtij viti, për disa çështje që për ne janë të rëndësishme, qoftë për emigrimin e paligjshëm lidhur me azilkërkuesit, si dhe për çështjen e rrjeteve të krimit të organizuar. Patëm një bisedë shumë pozitive. Patëm vendosur që të ecnim përpara dhe kur shoh gjithë progresin dhe rezultatet që janë arritur këto muajt e fundit, mund të them që jemi të kënaqur dhe kemi besim lidhur me vullnetin që ka pala juaj dhe së bashku ne, për të vazhduar luftën në këto fusha dhe për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, u shpreh ministri francez në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama.

Sipas tij, në vendet e strehimit në Francë për të pritur azilkërkuesit, 20% i zënë shqiptarët, të cilët kanë ardhur pa vizë, por që kanë kërkuar azil. Ministri Collomb u shpreh i gatshëm të asistonte Ministrinë e Brendshme me dy oficerë francezë krahas atyre gjermanë dhe amerikanë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Çështja e migracionit të paligjshëm kërkon zgjidhje nga të dyja palët. Edhe rregullat që janë sot në fuqi në Francë, kanë nevojë për përmirësim”, tha ministri Collomb pas marrëveshjes së nënshkruar me homologun e tij, Fatmir Xhafaj.

Paraardhëse

Pronarë makinash kujdes, ja lista e veturave që vidhen më lehtë

Pasardhëse

Tokë falas dhe 80 mijë $ nëse shkoni të jetoni në këtë qytet të Amerikës

Pasardhëse

Tokë falas dhe 80 mijë $ nëse shkoni të jetoni në këtë qytet të Amerikës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.