• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kumari rritet frikshëm në Shqipëri, vitin e fundit fitime marramendës

24 December, 2017
në Politikë
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pronarët e kazinove janë njerëzit më fatlumë nga lojërat e fatit. 2017 ka qenë një vit i mbarë për kompanitë e tyre, si asnjëherë në të kaluarën. Për herë të parë, në listën e 10 bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri këtë vit, renditet një kompani e lojërave të fatit. APEX e sheh veten në elitën e biznesit shqiptar, me fitime prej 1.3 miliardë lekësh, 22% më shumë se vitin e kaluar. Apex nuk është e vetmja me fitime kolosale. VLT Albania, Regency International Casino Tirana, Astra Albania dhe Adriatic Game kanë deklaruar qindra miliona lekë fitim të renditura si më poshtë:

  • Apex, fitimi 1.3 miliardë lekë
  • VLT Albania, 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%
  • Regency International Casino Tirana dyfishoi fitimet në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%”
  • Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%.
  • Adriatik Game, fitoi 353 milionë lekë me normë më të ulët, 17%

“Përpjekjet e qeverisë për t’i dhënë fund marrëzisë së lojërave të fatit në fund të vitit 2014, menjëherë pasi qeveria e re erdhi në pushtet, vetëm sa u kanë shtuar më shumë fatin kompanive, duke e shndërruar atë absolutisht në një ndër sektorët më fitimprurës në vend” shkruan Monitor, që ka nxjerrë listën e këtyre bizneseve.

Konferencat në kryeministri dhe replikat në parlament të Edi Ramës për këtë temë janë ende të freskëta në memorje. Me vendosmërinë e një misionari Rama bëri deklarata të tipit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar” apo “ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Katër vite më pas, do të qe naivitet të mendohej se “Marrëzia e fundit” ishte një aksion i dështuar i Ramës. Shifrat e fitimit të kazinove janë dëshmi kokëfortë se 6 mijë policë që shkatërronin makinat e kumarit u përdorën për fasadë. Pas tyre fshihej qëllimi i vërtetë por i pathënë, që ishte goditja e kompanive për të kontrolluar tregun. Në këtë llogjikë, “Marrëzia e fundit” qe i suksesshëm dhe rezultoi një situatë “win win”, si për kompanitë, ashtu edhe për qeveritarët që kanë dalë fitim, madje me fitime rekord.

 

Paraardhëse

Parashikimi i motit, si do të jetë java që nis nesër

Pasardhëse

Ja kush është bosi i karburanteve i ftuar në ditëlindjen e Saimir Manes! /Foto

Pasardhëse

Ja kush është bosi i karburanteve i ftuar në ditëlindjen e Saimir Manes! /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.