• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ndëshkimi politik i trazirave në Kuvend

22 December, 2017
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Byroja parlamentare ka ndëshkuar 7 deputetë të opozitës me dhjetë ditë mospjesmarrje, pas rrëmujës së datës 18 dhjetor në Kuvend, ku u përdorën lëndë shpërthyese dhe sende të forta, si dhe dhunë fizike nga deputetë të opozitës kundër shumicës. Vendimi i ka lënë të pakënqur të dy palët.  Mbështetësit e shumicës ndjehen të fyer se si mund të dënohen kaq pak deputetë që të heqin të drejtën e votimit duke të grabitur kartën e votimit, apo të tjerë që ndezin shashka dhe i hedhin në drejtim të kryeministrit, ndërsa kryeprokurorja betohej. Të tjerë nga opozita bëjnë si të mërzitur se u ëshët hequr mundësia të jenë në dy seanca Kuvendi.

Në fakt, ajo që ndodhi në Kuvend, është gjyqi real që i është bërë opozitës. Ajo nisi si një betejë për rivalitet mes Partisë Demokratike dhe LSI, dhe kjo e fundit e fitoi betejën me dhunën. Por është një fitore që nuk i duhet askujt.

Pas shfaqjes së Monika Kryemadhit dhe dy vajzave deputete, kam frikë se shumë mbështetëse të feminizmit në Shqipëri mund të ndjehen keq për atë çfarë kërkojnë për rolin e femrës në politikë. Edhe pse nuk është faji i tyre, ato janë kompleksuar aq shumë, sa ndonjë ditë do t’i shikoni me portretin e Monikës në dorë duke shkruar “Jo në emrin tim”

Sjelljet po ashtu prej idioti të Nokës, Strazimirit e Salianjit, që ndiznin shashka dhe i hidhnin mbi kokë të kolegëve të tyre, nuk besoj se ka nevojë  të ndëshkohet ligjërisht, pasi ajo është një fushatë gratis kundër imazhit të opozitës në parlament.

Por ndëshkimi real që mund të marrë opozita për atë që ka ndodhur, ka të bëjë me të ardhmen e saj dhe raportet mes PD dhe LSI. Deri më sot, LSI ka qenë një forcë që luante rolin e “kingmaker”, duke qenë mes PS e PD, dhe duke qenë herë me njërën dhe herë me tjetrën. Ilir Meta është politikani që ka mundur ta bëjë më mire se kushdo tjetër këtë rol, me gjuhën e tij të drunjtë, pa eksese dhe përpjekjen e stërmundimshme për të qenë paqësor me të dy palët. Edhe pse brenda vetes ka shumë dilema për bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij, dhe një paranojë se gjithkush mund ta minojë të ardhmen e tij, ai mbetet politikani që bëri më shumë përpjekje për ta pasur mirë me të gjithë, dhe përmes atij profli ai arrii ta rrisë dhe t’i ruajë kuotat e LSI në pikën më të lartë të mundshme.

Kjo që po bën zonja Kryemadhi nuk është shqetësuse se e bën si femër, por është shqetësuese se e bën si kryetare e LSI. Me pozicionin radikal që ajo ka marrë si LSI, ajo është praktikisht krahu i armatosur i PD, nga krahu negociues që ka qenë kur ishte me PS. Ajo përbën sot frymën radikale të opozitës, gjuhën vulgare të saj, dhe ka si produkt të saj, politikanët që nuk mendojnë, por flasin, dhe mbi të gjitha, mbartësit e idesë radikale se kryeministri duhet vrarë, duhet burgosur, është i droguar, është kriminel etj. Kjo është një muzikë që u bën mirë veshëve të një pakice brenda PD, asaj më radikales dhe më të vjetrës në mentalitet. Është një muzikë që e dëgjon ajo pjesë e elektoratit që e di ku e ka vendin. Janë ata që nuk kanë ndërmend të shkojnë tek Monika Kryemadhi, por i thonë Monikës “mirëserdhe tek ne”. Dhe ky është një ndëshkim politik për LSI, është një tkurrje e saj dhe fillimi i një hemoragjie që vjen nga tradhtia reale që Kryemadhi po i bën traditës politike të Metës në krye të LSI. Vlera e LSI ka qëndruar tek fakti, që kur është me PD merr elektorat pragmatist të PS, duke mos i vënë në siklet që po i çon djathtas, ashtu sikundër kur ishte me PS merrte elektorat të PD, që nuk i vinte në siklet pse ishin me Ramën. Kaq radikale sa është bërë LSI, kam frikë se do lëshojë të majtët realë që ka brenda dhe s’do marr asnjë të djathtë.

Unë nuk shikoj problem formal nga gjuha e saj në Kuvend, as nga histeria e disa çupëlinave që ngatërrojnë gjakosjen me njollosjen, por nga fakti se ky ndryshim identiteti i LSI, po e unifikon atë me një krah radikal brenda PD, i cili nuk është njësoj si krahu radikal i enveristëve brenda PS , të cilët Monika mund t’i gënjente me ndonjë drekë begenisje, e t’u thoshte se “Edi Rama se ka pas qejf Enverin”. Aty ku po shkon Monika, vendet janë të zëna dhe ajo mund të ngelet në këmbë. Ndërsa LSI rrugëve.

TemA

Paraardhëse

Një votë që nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Pasardhëse

Lu e kërcënoi Bashën në zyrë dhe pastaj takoi…

Pasardhëse

Lu e kërcënoi Bashën në zyrë dhe pastaj takoi…

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.