• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfimi rrënqethës i motrës së shqiptarit të masakruar: Çfarë më tha në telefon

22 December, 2017
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Motra e Florenc Beqirajt, tregon në një rrëfim rrëqethës se si familja e saj mori lajmin e kobshëm se 23-vjeçari shkodran është ndarë nga jeta ndërsa ndodhej në Francë, duke ndjekur ëndrrën e shumë shqiptarëve për të përfituar azilin ekonomik atje.25-vjeçarja Beqiraj e cila prej 7 vitesh jeton në Mal të Zi me familjen e saj, tregon se Florenci ishte nisur prej 2 vitesh në Francë, ku qëndronte në një banesë në Marsejë me një tjetër shqiptarë.

“Dadë, më kanë kapur se më kanë mbaruar letrat e azilit, jam brenda”, janë fjalët e fundit që Florenci i tha të motrës që e ka rritur, në një telefonatë teksa ishte ndaluar nga policia. Djali duket se e ka parandjerë fatin e tij, pasi të motrës i është shprehur se në burg nuk janë aspak njerëz të mirë.

“I thash: Rri me dikë të njohur. Ai më tha: Këtu brenda nuk ka njerëz të mirë. Dhe qysh atë ditë se kam dëgjuar më’, tregon ajo në një intervistë për Gazetën Express.

Ditë më parë në një burg të Marsejës, 23-vjeçari Florenc Beqiraj është nxjerrë i masakruar me shenja në duar dhe një shenjë në fyt, dhe më tej është transportuar në spital, ku mjekët i kanë thënë familjes se djali ndodhet në vdekje klinike. Familja që jeton në kushte të mjerueshme, thotë se e ka pasur të vështirë të mësojë për fatin e Florencit edhe për faktin se nuk kanë njohuri në gjuhë të huaj, anglisht apo frëngjisht. Por përmes një kushërirës së tyre në Francë, ata kanë mësuar nga policia se Florenci ka vdekur.

“E kam telefonuar numrin nga më mori Florenci dhe më është përgjigjur polici, s’më ka thënë asgjë. Ndërkohë kushërira në Francë e telefonon dhe i thanë ‘Florenci ka vdekur”. Si vdiq Florenci në duart e Shtetit?! Të gjithë na mbyllnin telefonin, s’na jepnin sqarime. Shoqëria e tij na thanë që është në spital”, tregon ajo teksa nuk mban dot lotët.

Ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se djali i tyre ka vrarë veten në burg, duke u varur me litar.

“I kemi shkruar ambasadës shqiptare. Na kanë thënë se Florenci ka tentuar vetëvarje, ka shumë pak shpresa për jetën është mirë të jenë familjarët pranë tij”, – tregon ajo për shkresën zyrtare që i ka mbërritur familjes nga ambasada. Ajo flet edhe për një skandal gjatë kohës kur babai i saj ka mbërritur në Francë, kur nga ambasada i janë përgjigjur: “Nuk kemi kohë për t’ju takuar, jemi në Paris”.

Por për motrën e tij ky fakt tronditës i vetëvrasjes kurrsesi nuk mund të jetë i vërtetë dhe se pas kësaj ngjarje fshihet një tjetër version i rëndë. 25-vjeçarja fajëson shtetin francez dhe policinë për atë që i ka ndodhur vëllait.

“Ja kanë bërë në burg djalit. Asnjë njeri normal nuk mund t’ja bëjë vetes atë. Djali ka shenja në dorë në krah, dhe i lidhur në fyt, njeriu nuk mund me tentu vetëvrasjen në atë mënyrë. Ai është trup i nxehtë nuk është i vdekur, ata nuk ja japin mjekimin e duhur. Ata duan të mbyllin punët e veta. Unë e njoh shumë mirë ai s’ka qenë problematik ka shkuar për bukën e gojës”, rrëfen motra e Florencit.

Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe i riu mbahet në reaminacion. Spitali kërkoi praninë e një pjesëtari të familjes, që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit. Por deri më tani familja Beqiraj është kundër këtij vendimi dhe e pret Florencin t’i kthehet gjallë në shtëpi. Për këtë kërkon edhe ndihmën e shtetit shqiptar.

“E kam rritur me sakrifica që zoti e din. Du me ma pru prap gjallë këtu. Zbardhja e fatit është në duart e shtetit”, thotë e motra për Express.

Motra rrëfen edhe një skenë rrëqethëse por që nga ana tjetër jep shumë shpresë:

“Babait kur e ka parë në spital i është dukur sikur Florenci ka buzëqeshur dhe i ka pikuar loti prej syrit”.

Sipas saj, Florenci është një djalë shembullor, dhe kurrë nuk ka pasur konflikte me asnjë person. Ai punonte për 20 euro – tregon ajo duke rrëfyer mes lotësh sakrificat mes të cilave ajo ka rritur vëllain e saj që tashmë po lufton me vdekjen.

Paraardhëse

Dikur njeri i afërt me Berishën, Mero Baze tregon një histori të pazakontë

Pasardhëse

[FOTO] Si u kthye LAURA që peshonte 147 KG në një vajzë SEXY

Pasardhëse

[FOTO] Si u kthye LAURA që peshonte 147 KG në një vajzë SEXY

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.