Arta Marku është zgjedhur Kryeprokurore e Përkohshme e Republikës së Shqipërisë.
Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.
Seanca për Kryeprokurorin
Seanca e fundit plenare për vitin 2017 është shoqëruar me tensione të forta mes palëve, teksa mazhoranca votoi për të lënë në rend dite çështjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Prokurorja e Shkodrës, Arta Marku është kandidatura zyrtare për Kryeprokurore. Grupi parlamentar i PS i mbledhur në selinë rozë në orën 09:00 ka vendosur të mbështesë kandidaturën e Markut, ndërsa janë mbledhur firmat e 28 deputetëve, duke çuar kështu në Kuvend për votim emrin e vetëm që do pasojë Adriatik Llallën.
Diskutime rreth kësaj post