• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Protesta që mund të kthehet në bumerang

18 December, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një pritshmëri shumë të madhe, në disa qarqe, për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, që do të lirojë disi rrugën e vonuar të Shqipërisë drejt Reformës në Drejtësi. Fillimi zyrtar i mandatit të tij, ditën e 18 Dhjetorit, do të mundësojë që instancat të përshpejtojnë punën, e cila lidhet me Drejtësinë. Krejt ndryshe nga Pozita që beson se ardhja e tij do t’i japë shtysë këtij procesi, Partia Demokratike që do i japë frymë protestës së fillim-javës, beson se zgjedhja e tij do të jetë një handikap i madh dhe se disa nga dosjet e momentit, që po rëndojnë kriminalizimin e PS-së, do të tjetërsohen.

Ndërsa për PS-në kostoja është e madhe sa i përket proceseve zyrtare të integrimit evropian, ku një nga kushtet është pikërisht realizimi i Reformës, për PD-në dhe partnerët e saj të vegjël dhe partisë që i është bashkuar në opozitë LSI-së, protesta kundër zgjedhjes së kryeprokurorit është damkosja e vërtetë e qeverisjes Rama.

A është vërtetë kështu?

Ky i fundit, për fatin e tij të mirë ka ditur të flirtojë me të dy palët, gjithnjë kur i janë dashur. Pa asnjë mëdyshje, njësoj do të veprojë dhe në të ardhmen, me atë që do të jetë realisht faktor dhe që ai ka të ngjarë ta bëjë vetë të tillë. Pesë vjet më parë, LSI-në e përdori si patericë që të vinte i patrazuar në pushtet dhe pastaj e hodhi tutje sikur të mos ishte asgjë; kurse PD-në e përdori në mënyrën më spektakolare në pranverën e këtij viti duke i zhgënjyer të gjithë njerëzit, që besuan në kauzën e saj.

Në protestën e të hënës, që shumë mirë mund të bëhej për motivin ekonomik dhe ku në të do të bashkoheshin pafund rreshta të papunësh, fasha shoqërie të pashpresa, qëllimi do jetë vetëm kryeprokurori. Nëse te PD-ja mendojnë se njerëzit mund të tërhiqen thjesht nga thirrja e tyre për këtë kauzë, tashmë gabimi s’mund të quhet më i madh por gati fatal. Njerëzit nuk mund të ngrihen sepse në mes të mandatit duan të vijnë në fuqi një pjesë politikanësh që i kanë lënë pa asnjë shpresë dhe asnjë model. Për LSI-në kjo vlen më shumë edhe prej retorikës patetike (ishte vetë pjesë e kësaj qeverisje dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi) por edhe sepse është zhgënjyese me akrobacitë qesharake që bëri për ta mbajtur mirë para zgjedhjeve me të dy elefantët politikë PS dhe PD.

Sido që të jetë kryeprokurori dhe me të gjithë pritshmëritë për kryerjen e detyrës prej tij, pak pritet që të ketë ndryshme të mëdha, përveç dënimit të pak vetave, që e kanë tepruar. Sido që të jetë Reforma në Drejtësi dhe me të gjithë angazhimet e të huajve, me këtë mungesë transparence, po kuptohet se Reforma do të jetë gjysmake. Kjo është tragjedia e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Në një vend krejt informal në të gjitha fushat është e vështirë të ngresh apriori një strukturë të pastër.

Sa i përket PD-së dhe aleatëve të saj, që si lider i ka futur në qorrsokak, protesta mund të kthehet edhe në bumerang. Njerëzit duan punë dhe bukë dhe jo emra dhe luftë kinse, që tek e fundit nuk tregojnë asgjë, thjesht justifikojnë politikanët. Të paktën historia shqiptare e 27 viteve të fundit e ka treguar se asnjë nga Prokurorët e Përgjithshëm shqiptarë nuk e pati dot integritetin, sepse në vend mungon fryma e drejtësisë dhe vullneti për ta ndryshuar këtë gjendje të pashpresë. Me pak fjalë, kjo protestë thjesht do t’i zhgënjejë më shumë shqiptarët, që duan realisht dhe më shumë se Opozita që Rama të lerë fjalët dhe t’i përvishet punës së vërtetë. Asaj që bëhet pa gojë dhe me shumë përkushtim.

Paraardhëse

Rruga qorre që po ndjek Kosova

Pasardhëse

Brenda folesë së prostitutave, aty ku ushtrohet profesioni më i vjetër në botë

Pasardhëse

Brenda folesë së prostitutave, aty ku ushtrohet profesioni më i vjetër në botë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.