• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kryemadhi akuza të rënda Ramës: Drogaxhi, i sëmurë mendor dhe …

17 December, 2017
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka lëshuar akuza tepër të rënda ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama.

Sipas Kryemadhit, vendi po drejtohet nga një njeri që ka probleme mendore me drogën dhe është i lidhur me krimin e organizuar.

“I krijoi krimit të organizuar parajsën kriminale dhe e ktheu Shqipërinë në një qendër të destabilizimit, krimit të organizuar, drogës jo vetëm në Rajon, por edhe më tej”, tha Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi ka ftuar mbështetësit dhe anëtarët e LSI në protestën që do të mbahet para Parlamentit në orën 09:30.

“Është një gjendje alarmante, është një gjendje në kufijtë e intolerancës, që s’mund të lejohet më. Do të vijojmë me hapat e tjerë, duke nisur nga nesër në Grupin Parlamentar, që nuk do të lejojmë shkeljen e Kushtetutës. Kjo mazhorancë ka dalë nga votat e krimit, drogës dhe korrupsionit dhe ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të jenë të nënshtruar të një personi të çmendur. Ky është një kryeministër që ka probleme mendore, por edhe me veten e tij, sepse është i inkriminuar”, tha Kryemadhi.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, Kryemadhi tha se Ylli Manjani u shkarkua nga Edi Rama nga posti i ministrit të Drejtësisë, vetëm se kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë në luftën ndaj kanabisit.

“Kërkojmë ndjesë që nuk e rrëzuam Edi Ramën që në atë kohë”, tha Kryemadhi.

Sakaq, duke u ndalur në reformën në drejtësi, ajo vlerësoi rolin e LSI-së në miratimin e saj.

“Edi Rama me muaj të tërë e bllokoi këtë reform dhe sot jemi në një gjendje në kufijtë e anormalitetit, kur Kryeministri kërkon të kapë çdo institucion të drejtësisë, pasi ai është koka e klanit të drogës që organizohej nga Sajmir Tahiri dhe drejtorët e tij të policisë, që tashmë janë arratisur”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha ndër të tjera se Rama po tenton të zgjedhë një kryeprokuror në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

“Shqiptarët e kanë të qartë për dosjet që flenë në zyrat e Prokurorisë, qoftë për ministrant aktualë ashtu edhe për ish-ministrat, dosjet e të cilëve janë mbyllur. Për LSI çështja e Kryeprokurorit nuk është çështje emrash, por proçedurash.

Ne nuk kemi mbështetur një reformë drejtësie që i shërben një klani mafioz dhe një kryeministri të kapur. Ky njeri nuk pyet sot as për ligje dhe as për Kushtetutë, ky njeri nuk pyet më për korrupsionin, për varfërinë e njerëzve, ky njeri nuk pyet më se droga është sheshit, nuk pyet më që 70 mijë të rinj dhe të reja janë përdorues të kokainës, ky njeri nuk pyet më që mësuesit janë kthyer në shpërndarës droge në shkolla.

Ky njeri kërkon të shpërbëjë këtë vend dhe këtë shtet. Përballë një situate të tillë, na mbeten dy rrugë: ose të reagojmë me të gjitha mënyrat që na lejon ligji, demokracia dhe morali njerëzor, ose të kthehemi në argatë”, tha Kryemadhi, teksa zbuloi se grupi kuvendor i LSI do të jetë nesër në Kuvend, por për të ndalur votimin e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Paraardhëse

Mision i mundur i Lu dhe Vlahutin

Pasardhëse

Vrasje në Shkodër, ja kush është viktima /Emri

Pasardhëse

Vrasje në Shkodër, ja kush është viktima /Emri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.