• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Gafat e VIP-ave shqiptarë, që do t’ju bëjnë të qeshni me lot! /Video

16 December, 2017
në Rozë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në jetën e përditshme të gjithë na ndodh që të ngatërrohemi e të bëjmë gafa gjatë kohës që flasim.

Në moment mundohemi ta rregullojmë disi e të dalim nga gjendja e sikletit pasi gabimisht mund të kemi thënë një fjalë jo të përshtatshme por më vonë pasi na ka dalë trupi qeshim me të madhe.

Kur gafat i bëjnë njerëz të njohur të ekranit atëherë publiku mund të themi se e shijon deri në fund situatën që krijohet edhe pse protagonisti është duke e ndjerë veten tërësisht në siklet. E kush ka thënë se gafa në ekran bëjnë atë që janë më pak profesionistë. Ja ku po u rendisim disa nga gafat që kanë bërë moderatorë të njohur e personazhe shumë të pëlqyer të televizonit.

Në fund të fundit të gjithë njerëz jemi se u ngatërruam njëherë nuk bëhet hataja!

Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi prej kohësh e shohim në rolin e moderatorit e duhet thënë se e kemi parë të bëjë gafa gjatë  “Xing Me Ermalin”. Njëra prej tyre ka qenë  kur ai dhe Rashel, vajza e cila e ka shoqëruar për muaj me radhë në një nga rubrikat e emisionit, diskutojnë me njëri-tjetrin në studio për situata të ndryshme.  Gjatë xhirimeve Ermali donte të thoshte shprehimisht kështu: “Kalojmë tek logoja e radhës” . Por fjalët iu bënë lëmsh aq sa në fund doli një fjalë jo fort e këndshme e cila shkaktoi të qeshura tek ai dhe Rashel, e cila e vuri akoma edhe më në dukje gabimin.

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të vlerësuar, të suksesshëm e më të ndjekur në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në televizon, Blendi ka dëshmuar se është profesionist dhe i saktë në atë që thotë edhe pse sigurisht edhe ai ka patur gafat e tij.

“Aeroporti i Rinasit, Kamëz, Fushë-Krujë Ahmetaqi në Prezë dhe futuni në Rinas”,- është shprehur moderatori gjatë një emisioni të pak ditëve më parë, duke e vënë theksin në gërmën e gabuar gjë e cila në moment është korrigjuar nga të pranishmit po duke shkaktuar edhe të qeshura.

Bes Kallaku

Bes Kallakun e pamë për herë të parë në rolin e moderatorit e duhet thënë që shumica e pëlqyen. Megjithatë gafa e tij në natën finale shkaktoi të qeshura në sallë. Ndërkohë që bashkë me Erionin po diskutonin se nuk u kishte ngelur më asnjë mënyrë e veçantë për të bërë një dalje madhështore në skenën e Pallatit të Kongreseve, Besi u ngatërrua pak.

“Vetëm me dal me ‘fuck’ na kishte ngel”,- tha Besi një përgjigj kjo që habiti moderatorin Ardit Gjebrea. Aktori e kuptoi menjëherë që u ngatërrua dhe u korrigjua duke u shprehur se duhet të thoshte “Frak” dhe jo “fuck” .

Blerina Shehu

E keni parasysh kur ngatërron emrin dhe personin që ke përballë i drejtohesh  me një tjetër emër? Epo ja që një situatë e tillë i ka ndodhur moderatores së “Mirmëngjes Shqipëri”, Blerina Shehut e cila mund të themi se ka bërë gafën që është diskutuar më së shumti këtë vit. Ajo kishte të ftuar në emision poeten Adriatike Lami por që gabimisht e quajti Rudina Çupi.

Poetja: ”Quhem Adriatike Lami dhe emri e kam më të shenjtë se emisionin tuaj të mëngjesit.”

Prezantuesja: “Megjithatë ju mbeteni poete”

Poetja: “Duket që keni lexuar shumë, por gjithsesi ja ku jemi, le të jemi.”

Rudina Magjistari

Në këtë listë nuk mund të mungonte Rudina Magjistari e cila është nga ato raste kur nuk ngatërron personin, pasi emrin ia di mirë, por historinë e tij. Pak javë më parë ajo ka patur të ftuar në emisionin e saj Mariza Ikonomin.

Teksa ishte duke i kujtuar daljen e saj të parë në skenë, Rudina Magjistari i tha Marizës : “Fillimet e tua Mariza, kanë qenë shumë interesante, të gjithë të mbajnë mend kur ti ke dal për herë të parë në skenën e festivalit  me xhaxhain tënd apo jo, me këngëtarin Françesk Radi?”

Por menjëherë Mariza nuk ka nguruar ta korrigjojë, duke i treguar Rudinës se Francesk Radi nuk është xhaxhai i saj.

“Pse nuk është xhaxhai jot Françesk Radi?”,- ka vazhduar më tej moderatorja Rudina Magjistari duke mos e kapur ende ngatërresën që po bënte…

“Xhaxha e ka Rozana Radi”,- ka vazhduar më tej Mariza, ndërsa nuk po e mbante dot të qeshurën. “U u po, më fal! Kjo ishte gafë, por gafë e këndshme ama”, ka thënë Rudina duke e kapur më në fund që ishte duke ngatërruar personazhet e njohura të skenës.

Edi Manushi

Kohë më parë kur Edi Manushi ishte moderator i një emisioni argëtues si “Tjetri” ka lënë batutën epike që besojmë se shumë nga ju e mbajnë mend edhe  tani. Në sfidën e të folurit zhdërvjellët moderatori paralajmëroi se nuk ishte shumë i mirë dhe gafën e bëri që në momentin e parë që foli.

“Qantë Naq*u, jo Qaniu.. pas qerres së qumështit se qeni qimekuq i qe qepur pas” ,- tha Manushi një situatë kjo që shkaktoi shumë të qeshura për javë e javë të tëra.

Gazetarja

Një tjetër gafë që ka bërë bujë në rrjete sociale ka qenë ajo e një gazetareje të kulturës e A1 News  me tenorin e njohur Kastriot Tusha.  Videoja është filmuar pas premierës së një shfaqjeje operistike dhe gazetarja ka dashur të marrë më shumë informacion nga tenori i njohur. Nga sa arrin të kuptohet, gazetarja e kulturës nuk ka asnjë informacion mbi shfaqjen, madje nuk njeh as Kastriot Tushën.

– Përshëndetje! Duam të dimë përshtypjen tuaj për këtë soprano dhe çfarë ju ka nxitur për të marrë pjesë në këtë shfaqje? – ka pyetur gazetarja.

-Soprano? E keni fjalën për premierën? Shpresojmë që shfaqja të dalë me sukses, – është shprehur Kastriot Tusha.

-Ju jeni artist? – ka shtuar gazetarja.

-Unë jam Kastriot Tusha, pedagog në Akademinë e Arteve, tenor me një karrierë artistike të gjatë,- është përgjigjur tenori i njohur.

Jonida Maliqi

Epo ja që nuk kanë qenë vetëm moderatorët ata që kanë bërë gafa të tilla le të themi. Edhe këngëtarët nuk mbeten pas.

E ftuar në emisionin “Pop Culture” këngëtarja Jonida Maliqi u ngatërrua paksa ndërkohë që i uronte dy moderatorëve për sezonin e ri.

“Meqenëse jam e dyta ju uroj sa më shumë seks…suksese në këtë sezon të ri.”, – është shprehur Jonida një gabim të cilin e ka kuptuar menjëherë dhe bashkë me dy moderatorët e kanë kaluar me shaka.

Eduart Ndocaj

A keni mbajtur ndonjëherë në jetën tuaj një m*t heshtje? Epo ja që deputeti Eduart Ndocaj e ka kërkuar këtë gabimisht në parlament.

Teksa kërkonte një minutë heshtje në sallën e Kuvendit për ndarjen nga jetë të nipit të Dom Nikoll Kaçorrit, Ndocaj në fakt ka thënë një tjetër fjalë në vend të fjalës “minutë”.

Devis Xherahu

Epike janë edhe ato gafa të cilat të paktën ti ke mundësinë t’i fshish edhe pse portalet ta kanë dokumentuar që në momentin e parë. Një prej tyre ka qenë gafa e Devis Xherahut i cili kishte kaluar një moment shumë të këndshëm me Eduard Ndocajn por mendonte se ai ishte Nard Ndoka. Ose në fakt këtë na la neve të kuptonim postimi i tij./blitz.al/

Image

Paraardhëse

Bleona Qereti befason: Nëna ime sonte do të flejë me një… amerikan

Pasardhëse

Protesta është beteja e vërtet e opozitës, kundër reformës!

Pasardhëse

Protesta është beteja e vërtet e opozitës, kundër reformës!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.