• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Drama shqiptare e “Vetëvendosjes”!

15 December, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, po kalon provën e parë të pjekurisë së saj politike, duke u ballafaquar me një përballje të një grupi drejtuesish të Lëvizjes, me profilin autoritar të Albin Kurtit. Është një histori që e ka kaluar çdo parti politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në botë. Nuk është as ndonjë dramë e madhe që i jep fund historisë, as ndonjë fitore e madhe nëse zbon nga partia “armiqtë” e tu.

Në rastin konkret, ka një acarim të skajshëm të militantëve pro Albin Kurtit me figurat e “Vetëvendosjes” që janë rreshtuar në mbrojtje të Aida Dërgutit, e cila po përjashtohet nga “Vetëvendosje” se ka fyer Kurtin. Detaji është banal, por problemi i ndarjes është real dhe është një sprovë nëse Vetëvendosja do ta tejkalojë modelin e partive shqiptare, a jo.

Deri më sot ajo mbahet si forca e re politike më efikase në hapësirën shqiptare, pasi gjithnjë ka ardhur duke u rritur dhe duke u bazuar fort në një ideologji të majtë, mbi solidaritetin dhe respektin mes anëtarëve.

Përfshirja e saj në pushtet në Prishtinë, dhe këtë radhë dhe në Prizren, duket se ka bërë që “Vetëvendosja” të kalojë moshën e pubertetit politik, dhe të përballet me politikën reale.

Të gjithë njerëzit e përfshirë në debat nuk është se thonë ndonjë gjë të re. I vetmi që mund të thotë diçka të re, është Albn Kurti. E reja që ai mund të thotë, është t’u tregojë militantëve të tij , teorive konspirative, paranojakëve që shikojnë armiq dhe të tjerëve që janë në ekstazë, se mos u merr dikush partinë, se për të nuk ekzistojnë probleme të tilla.

Albin Kurti është një vdekatar si gjithë të tjerët, njeri i prekshëm, që dhe vetë ka tentuar ta kthejë barazinë me qytetarin në frymëzim politik. Dikush që shet dhe shtëpinë për t’u ndjerë pa shtëpi si qytetarët e tjerë, për të bërë politikë, nuk mund të ngrejë një bunker betoni rrotull vetes, se mos e fyen apo sulmon dikush.

Ndaj fjala e Albin Kurtit në këtë pikë është e vetmja që vlen. Vlen më shumë për Albin Kurtin, se ne të tjerët. Ne jemi mësuar me politikanë si ky Albin që po farkëtojnë militantët e tij. Politikani që na ka munguar është Albini që shpresuam se është.

Është e qartë se një pjesë e drejtuesve të Vetëvendosjes nuk e duan Albin Kurtit dhe kaq. Nuk është fundi i botës. Në çdo parti ekziston një grup që nuk e dëshiron liderin dhe përballet me të. Ajo është po ashtu një pasuri e partisë. Albin Kurti duhet të provojë nëse do veprojë si gjithë liderët tradicionalë shqiptarë, si Berisha, Rugova, Nano, Thaçi etj, të cilët i zbojnë kundërshtarët, apo do përpiqet të bashkëjetojë me ta. A do ndjekë modelin e shqiptarëve, si Ben Blushi, që dhe kur ka një nënkryetare dhe 4 anëtarë, e zbon nënkryetaren si agjente, apo modelet perëndimore, që edhe kur ndarja është serioze dhe botëkuptimore, mbijetojnë si të barabartë.

Kaq është e gjithë drama dhe stërmundimi ynë për të mësuar nëse Albini është një udhëheqës i ri në hapësirën shqiptare, apo thjesht një udhëheqës që ka lindur pak më vonë se udhëheqësit e tjerë dhe po ecën në gjurmët e tyre.

Nëse ai e tejkalon veten dhe përpjekjet e militantëve të tij për ta mbajtur në “Bunkerin e Udhëheqësit të Madh”, atëhere ai ja ka rritur fuqinë “Vetëvendosjes”, jo vetëm si parti, por dhe si model politik. Nëse jo, atëhere do të vazhdojë traditën e politikanëve të tjerë shqiptarë.

“Vetëvendosja” është një projekt i tij, një frymëzim i tij dhe një model i tij. Por kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk vlejnë. Kritikët e tij janë njerëz që kanë personalitetin e tyre dhe padyshim kontributin e tyre në atë parti, por përballja me Kurtin natyrisht do t’i nxjerrë nga partia, nëse aty dominon fryma autoritariste dhe kripto-enverizmi.

Albini është sot në një moment, kur kritikët i bëjnë nder, dhe adhuruesit i bëjnë dëm. Dhe nga fakti se kë do zgjedhë ai, varet shumë se çfarë do të jetë për ne të tjerët. Filmi i eleminimit të grupeve armiqësore, është një film i parë disa herë në hapësirën shqiptare. Lajm i ri do të jetë, nëse në “Vetëvendosje” fiton legjitimitet demorkacia e brendshme, mendimi ndryshe dhe bashkëjetesa. E kundërta nuk është lajm i ri, por shumë i vjetër, dhe nuk bën diferencën me partitë e tjera. Është një prej tyre. Është pjesë e dramës politike shqiptare.

Paraardhëse

Çfarë kërkonte SHBA 5 vjet më parë, nga Adriatik Llalla?

Pasardhëse

Simptomat e para të kancerit: Ku shfaqen dhe çfarë duhet të dini!

Pasardhëse

Simptomat e para të kancerit: Ku shfaqen dhe çfarë duhet të dini!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.