• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një Parti Demokratike, fiks si 27 vite më parë…

11 December, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Ky 11 Dhjetor ka qenë i pesti që Partia Demokratike feston themelimin e saj. Duket si një detaj i harruar në debatin publik, por jo në histori. Ka një fiksim të pashpjegueshëm të ‘krahut Berisha’ që të ngatërrojnë çdo datë të ngjarjeve historike, përfshirë edhe themelimin e partisë së tyre. Për një kohë të gjatë PD është përballur me pretendimet e Berishës për ta përkujtuar themelimin në 11 Dhjetor, ndërsa ka ngurruar për vite me radhë për shkak të presionit të protagonistëve që faktojnë me dokumente datën 12 si ditë themelimi.

Ka qenë viti 2012 kur Berisha ishte kryeministër dhe 11 Dhjetori u festua për herë të parë. Në atë kohë, kjo u justifikuar me faktin se të nesërmen do të udhëtonte drejt Brukselit. Po përse ky truk, që ish-kryetari i hekurt kërkonte të bënte me datën? Arsyeja është tepër e thjeshtë. 11 Dhjetori është data kur Ramiz Alia dha vendimin për lejimin e pluralizmit, ndërsa PD u themelua ditën pasardhëse. Ky insistim për ta sjellë themelimin e Partisë Demokratike në të njëjtën datë me vendimin historik është një këmbëngulje arrogante për të hyrë në ditë dhe ngjarje me forcë.

Por si e gjen ky 27 Vjetor Partinë Demokratike? Ceremonia, që në dukje ishte më tepër si një përkujtimore sesa një festë, kishte mungesë të theksuar ambasadorësh, përfaqësues të komuniteteve fetare, ish-dhjetoristësh që numëroheshin me gishtat e njërës dorë dhe mbi të gjitha të themeluesve. Këta të fundit fatkeqësisht të ndarë nga jeta, ose në rastin më të mirë të flakur nga partia. Partia Demokratike e sotme ka fiks panoramën e 27 viteve më parë. Me një kryetar që dyshohet se komandohet nga ish-kryetari, sikurse Berisha dikur i dyshuar si marionetë e Ramiz Alisë.

Me një listë ‘armiqsh’ të rehabilituar, sikurse u krijua edhe me anëtarë e sekretarë të ish-PPSH. Sot, në PD gjenden fare lehtë si deputetë ish-fraksionistët e saj; Genc Pollo, Tritan Shehu, Valentina Duka, Nard Ndoka. Por nuk gjenden demokratët e viteve të para si Topalli, Selami, Mustafaj, Imami dhe Patozi. Në PD sot nuk ka asnjë anëtar të KOP-it të famshëm përveç Lulzim Bashës. Sikundër nuk ka mbetur asnjë themelues përveç Berishës.

E mbushur dikur me studentë naivë, po aq e mbushur është edhe sot në grupin parlamentar me emrat e të rinjve pa kontribute, pa formim dhe pa eksperiencë politike. Ashtu si dikur, ata janë sot të afruar nga interesat e tyre ose të prindërve në PD dhe jo nga idealizmi apo dëshira për opozitë.

Në ceremoninë e këtij viti, Lulzim Basha foli për skenar eliminimi që Partia i kishte bërë ballë këto vite. Në fakt, i vetmi kërcënim për Partinë Demokratike u shënua para zgjedhjeve të këtij viti kur PD e Bashës refuzonte të merrte pjesë duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Në asnjë rast tjetër, forca e parë opozitare e vendit nuk ka qenë kaq pranë shkrirjes së saj. Sepse në 27 vite, kjo parti ka qeverisur gjysmën e tyre dhe gjysmën tjetër në opozitë, ka jetuar në demokraci të vërtetë dhe jo si ajo e Berishës president, ku opozita rrihej dhe nuk lejohej as të bënte tubime.

Sot, Partia Demokratike është fiks si 27 vite më parë. Me liri të brendshme mendimi, por jo veprimi. Me kritika brenda partisë, por pa reflektim. Pa garë për kryetar ose garë të sajuar. Sepse siç e pranon dhe vetë Basha: “Sido qoftë, ne të paktën e bëjmë një garë. Jo si ai tjetri që bën referendum për të mos bërë garë”.  Domethënë, një parti sa për sy e faqe. /JavaNews.al

Paraardhëse

Dy dilemat për Kryeprokurorin

Pasardhëse

Si po shkatërron korrupsioni i Berishës, një koorporatë amerikane?

Pasardhëse

Si po shkatërron korrupsioni i Berishës, një koorporatë amerikane?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve...

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.