• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Pas emisionit të Rudina Magjistarit, shpërthen ashpër Stefi Prifti (dhe ka të drejtë?!!)

10 December, 2017
në Rozë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy vëllezërit e famshëm korçarë, Stefi dhe Endri Prifti konkurojnë me këngën me titull “E prek magjinë” në Kënga Magjike, dhe edhe pse janë pjesë e tij, nuk kanë nguruar të komentojnë stonimin e disa kolegëve të tyre BIG në netët live.

Moderatorja Rudina Magjistari kishte ftuar dje për diskutim në studion e saj disa gazetarë. Nuk mbeti pa u përmendur stonimi i këngëtares nga Kosova, Fifi, e cila nga ana e saj u kërkoi ndjesë fansave, të cilët mund t’i kishte zhgënjyer gjatë debutimit të këngës “Zhurmë”.

Por, duket se diskutimet e gazetarëve në lidhje me performancat e këngëtarëve BIG kanë nervozuar Stefin, i cili si një profesionist në muzikë nuk mund ta mbante gojën mbyllur as këtë herë.

Sapo ka përfunduar emisioni, ai ka shkruar një status të gjatë në rrjetet sociale ku argumenton si më poshtë:

“Për gjithçka dhe për çdo gjë! E ndoqët emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit në ‘Klan’? A mund të më thotë dikush, ky vend që quhet Shqipëri nuk ka muzikantë dhe kritikë arti për të vlerësuar muzikën shqiptare?

Unë e di që ka shumë, por janë të papunë. Pothuaj nuk i ftojnë për të folur dhe diskutuar. Si ka mundësi që çdo opinion apo “kritikë” do ta bëjnë vetëm gazetarët e portaleve?! Flasin për produksionet sikur të ishin karamelja, njohës të notave, harmonisë, ritmeve, teknikës, gjendjes, llojit, ndjesisë, miksimeve, masterizimeve, etj.

.Askush prej tyre nuk ka asnjë vit studimi të vërtetë rreth muzikës dhe kritikës muzikore.

Nuk bëhet fjalë për studime shumëvjeçare që kërkon MUZIKA!

Unë që po shkruaj këtë status kam bërë 16 vjet studime, gjithë jetën me muzikë dhe e kam shumë të vështirë, ose jam shumë i kujdesshëm në opinionet e mia kritike.

Këta flasin për stonimet e pafundme ‘më pëlqejnë stonimet e shumta, sepse tregojnë që këndohet live…’! Më vjen shumë keq, që sonte diskutohej një festival muzike dhe në këtë panel nuk ndodhej asnjë muzikant apo kritik arti!

Disa nga këta gazetarë i vlerësoj për programet e tyre personale, por nuk mund të pajtohem kurrë me ndikimin e tyre në audiencë publike, analitike dhe ndikimit të drejtpërdrejtë të publikut në këtë vorbull shijesh!

Natyrisht, mendimin e tyre do ta respektoja si mendim të lirë, por nuk kanë vend fare për analizë artistike. Si munden dhe marrin kurajën të flasin për gjithçka, për çdo gjë?! Politikë, art… për gjithçka, e për çdo gjë! Vetëm këtu ndodhin këto “akrobacira” mediatike!

Së pari (me gjithë respektin që kam), mendoj se ishte një përzgjedhje e keqe e vetë moderatores për këtë analizë. E meqenëse siç u diskutua në emision, që sot jemi të lirë për të shprehur mendimet dhe pa hatërmbetje, edhe unë nuk dua të keqkuptohem dhe t’i ngeli hatri askujt.

Mos të filloj të flas për vjedhjet e pafundme dhe asnjëherë të diskutueshme, dhe as që bëhet fjalë të dënueshme…!

Eh! Mbase bëj gabim që shkruaj, por kurrë nuk jam pajtuar me mashtrimin dhe intrigën, edhe pse e di që më dëmton personalisht në këtë garë këngësh, apo debat të pabarabartë”, përfundon deklaratën e tij Stefi.

Paraardhëse

Si dy pëllumba, Klea dhe Elgiti kapen “mat” korridorëve të Pallatit të Kongreseve duke… /Foto

Pasardhëse

Dorëhiqet Gjergj Bojaxhiu, SFIDA e tij zgjedh kryetarin e ri. Ja kush është

Pasardhëse

Dorëhiqet Gjergj Bojaxhiu, SFIDA e tij zgjedh kryetarin e ri. Ja kush është

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.