• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Ju ka lënë e dashura? Ja 7 mënyrat për ta marrë veten

9 December, 2017
në Shëndet
0
158
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
E thotë edhe shkenca: ka strategji që ndihmojnë në kapërcimin e dhimbjes së një historie të mbaruar, sidomos nëse ndarja ndodh në prag festash. Tashmë nuk ka asgjë për të bërë: i dashuri, që mbase e konsideronim “të duhurin”, na ka lënë pikërisht dy javë para Krishtlindjeve.
 
Është një periudhë vërtet e keqe për t’u përballur me një fazë të re të “vetmisë”, kur ajri shkëlqen me zemrat e vogla dhe ndjenjat e mira edhe më shumë se dritat e pemës së Krishtlindjes. Megjithatë, mori fund: nuk ngel gjë tjetër veçse të bëjmë figurë të mirë dhe lojë të keqe, dhe të gjejmë forcën për të përballuar dhimbjen dhe për të ecur përpara.
 
Ka një sërë sjelljesh që mund të na ndihmojnë në këtë detyrë të vështirë, që janë të vërtetuara shkencërisht.

Një drogë e quajtur dashuri – Antropologja Helen Fisher, e Universitetit Rutgers në Nju Xhersi, e cila prej vitesh studion mënyrën se si sillet truri i njeriut kur bie në dashuri, shpjegon se fundi i një dashurie është një përvojë e ngjashme me shkëputjen nga një substancë narkotike. Dashuria është në të vërtetë një domosdoshmëri fiziologjike, siç është uria dhe etja, dhe krijon varësi si drogë. Kjo është arsyeja pse, kur përfundon dashuria, duhet të kemi kurajën për t’u shkëputur plotësisht, siç bëjmë kur ndalojmë pirjen e duhanit ose alkoolit, duke prishur çdo lloj marrëdhënieje me to: duke mos frekuentuar më të njëjat vende, duke ndryshuar shoqërinë, në mënyrë që të krijojmë eksperienca të reja.

Stalking 2.0 – Ndjekja e vendeve të ndryshme është një koncept që shtrihet edhe tek vendet virtuale, si profilet e Facebook dhe rrjetet e tjera sociale. Nuk është e këshillueshme të vazhdoni të vizitoni profilin e ish të dashurit gjatë gjithë kohës dhe të shihni se si vazhdon jeta e tij pa ju. Do ishte shumë më mirë nëse e ndërprisni këtë gjë.  Të vazhdoni të shikoni postimet dhe fotot e momenteve të lumtura tashmë të marra fund apo zbulimi i lidhjeve të reja të ish të dashurit, shërben vetëm për të na poshtëruar, për të humbur vetëvlerësimin dhe për të ushqyer zemërimin dhe zilinë. Mbi të gjitha, duhet t’i rezistojmë tundimit për ta ndëshkuar atë me mesazhe dhe lutje: nëse lidhja ka marrë fund, duhet ta pranojmë. Duhet që mos ta zgjasim agoninë tonë.

Kohë dhe vetëm kohë – Le të marrin kohën e nevojshme për të shëruar plagët, të paktën ato më të thellat. Nuk duhet t’ia mohojmë vetes të drejtën për të qarë dhe për t’u shprehur me miken e zemërs: ne po kalojmë një zi që duhet disenjuar disi. Por më mirë mos ta përfshijmë në këtë gjë të gjithë rrethin miqësor: duhet të zgjedhim me kujdes njerëzit që u shprehemi për gjithçka. Por t’u besosh nuk do të thotë që të qani me to gjithë ditën. Para nesh është periudha e festave: atëherë le ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të shëruar plagët, ndoshta me pushimet që kishim menduar t’i bënim prej kohësh ose të paktën me një udhëtim të këndshëm. Kjo do të na ndihmojë të mendojmë për diçka tjetër dhe të “shkatërrojmë” ndjenjën e frustrimit.

Pro dhe kundër – Një strategji e dobishme mund të jetë të përpilojmë me shkrim një listë të meritave dhe defekteve të ish-it tonë, dhe anët pozitive dhe negative të marrëdhënies. Është e vërtetë: e donim edhe për defektet e tij, por ka një kufi për gjithçka dhe, në një pikë të caktuar, do të zbulonim se nuk ishte princi perfekt. Së fundmi, ne përpilojmë një listë me ato që duam dhe nuk duam nga një partner dhe krahasojmë këtë listë me dy të mëparshmet: a ishte zgjedhja jonë në përputhje me pritshmëritë tona?

Ndjenjë faji? Jo, faleminderit – Një studim i botuar vitin e kaluar në revistën shkencore “Personality and Social Psycology Bulletin”, shpjegon se vetëvlerësimi mund të bëjë shumë për të na ndihmuar të kapërcejmë dhimbjen e një humbjeje. Kush është i bindur se fundi i marrëdhënies është i lidhur pikërisht me pamjaftueshmërinë ose me “diçka që nuk shkonte tek unë” është e destinuar të vuajë më shumë se ata që janë thjesht të bindur se “ai nuk ishte i duhuri” dhe se ata nuk ishin për njëri-tjetrin.

Dashuri të reja – Për të ndihmuar veten të “mendojmë pozitivisht”, përpiqemi të mësojmë ta duam veten tonë. Le t’i bëjmë vetes një dhuratë për Krishtlindje (në fund të fundit, këtë vit ne nuk kemi për të blerë dhurata për të!), le të kënaqemi me një fustan të bukur të ri, ose me një palë këpucë që jemi dashuruar shumë pas tyre, edhe nëse ato e tejkalojnë pak buxhetin tonë, ose le të kemi një ditë vetëm për veten: një sauna, një hamami ose një masazh bukurie mund të jenë një ilaç i vërtetë edhe për një shpirt të plagosur.

Edhe në mesnatë …. – Nata e Vitit të Ri është momenti kur kthehet një faqe pas dhe lihet pas e kaluara: le të kthehemi në gjestin simbolik të shkatërrimit të një objekti të vjetër që na lidh me të kaluarën, për të festuar fillimin e një jete të re. Dhe kush e di: ndoshta pikërisht në festën e fundvitit mund të ndodhë që të takojmë dashurinë tonë të re. Mund të jetë një tip që na bën për vete, dhe ndoshta më i mirë se ai që kishim.

Paraardhëse

Vasili ‘revolucionar’: E keqja duhet ndalur sot nesër është vonë

Pasardhëse

Modelja seksi, që po ‘i çmend’ futbollistët e Chelseat (FOTO)

Pasardhëse

Modelja seksi, që po 'i çmend' futbollistët e Chelseat (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.