• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Trafikoi 3 ton drogë në Italia, nënkomisari lihet pas hekurave

8 December, 2017
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për nënkomisarin e Fierit dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata u arrestuan për trafikun e mbi 3 tonë kanabis nga Vlora e Durrësi drejt Italisë, ndërsa të gjithë janë lënë në burg.

Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Gëzim Dervishi; Agron Kapllani; Altin Katundi; Mikael Hila; Festim Lelaj; Skënder Siceqja dhe Arbi Mustafa.

Përgjimet fundosën nënkomisarin e Fierit

Nënkomisari i Policisë së Fierit, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trafik droge, u zbulua nga përgjimet. Festim Lelaj, i arrestuar tri ditë më parë, së bashku me 12 persona të tjerë, nuk është përgjegjës vetëm për drogën e kapur në janar 2017 në Ankona. Përgjimet telefonike që i janë bërë, tregojnë se Lelaj ishte mjaft aktiv në trafikun e drogës dhe se ka trafikuar 250 kg hashash drejt vendeve të BE-së.
Më konkretisht, droga kultivohej në disa zona të Vlorës dhe më pas mblidhej në Fier, ku edhe ngarkohej në kamionë që transportonin paleta druri drejt Gjermanisë.

Sipas përgjimeve, rezulton se Lelaj ka trafikuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal edhe 250 kg drogë, kryesisht nga Vlora dhe Durrësi. Po kështu, burimet thonë se Lelaj ishte në rolin e organizatorit të grupit dhe se ka bashkëpunuar edhe me një ish-polic në kërkim, Renato Avduli, i cili gjykohet në një çështje tjetër, atë të Treblovës.

Sipas dosjes, Festim Lelaj kishte bashkëpunëtorët e tij edhe në Portin e Durrësit, dy ish-policë kufitarë, tashmë të arrestuar, dhe një doganier.
Droga, pasi ngarkohej në kamionë në qytetin e Fierit, nisej drejt Durrësit. Aty më pas ajo i shpëtonte skanerit nga autoriteti portual. Fillimisht skanohej kamioni që nuk kishte drogë dhe më pas ai ndërronte rimorkion dhe targat me atë që përmbante drogë. Kjo skemë është zbuluar nga prokurorët e Krimeve të Rënda në fazën e hetimeve.

Paraardhëse

Doni më shumë se 1 fëmijë, ja vitet kur duhet ta nisni familjen

Pasardhëse

Gruaja blen telefonin Samsung Galaxy S8, por nuk e lënë ta gëzojë

Pasardhëse

Gruaja blen telefonin Samsung Galaxy S8, por nuk e lënë ta gëzojë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.