• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ndodhi! Donald Trump hapi “derën e Ferrit”, shikoni si po digjet sot bota /Foto

7 December, 2017
në Botë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vendimit të djeshëm të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, ka shpërthyer revolta në Lindjen e Mesme.

Një gazetë pro lëvizjes islamike Hezbollah në Liban i ka shpallur sot “luftë deri në vdekje Amerikës” në faqen e parë të saj, ku shfaqet edhe një foto me flamurin amerikan duke u djegur.

Presidenti amerikan shkaktoi irritim anembanë Lindjes së Mesme me njoftimin e një dite më parë, që përbën edhe një ndryshim drastik të politikës disa dekadëshe amerikane kundrejt Jeruzalemit.

Gazeta libaneze “al-Akhbar” e quan sot vendimin “Balfurin e ri të Amerikës”, duke iu referuar “Deklaratës së Balfurit”, në të cilën Britania e Madhe përcaktonte ngritjen e një shteti për hebrenjtë në Lindjen e Mesme thuajse një shekull më parë.

“Sot në Palestinë ekziston një rezistencë e aftë dhe e fuqizuar që zotëron mijëra raketa që mund të godasin Tel Avivin”, thuhet më tej në artikull.

Sakaq Hezbollahu, një organizatë e armatosur rëndë ushtarake dhe politike, ka luftuar përgjatë vitesh disa herë ndaj Izraelit, që prej krijimit të saj në vitin 1982.

Po ashtu protesta spontane nisën në Rripin e Gazës gjatë orëve të natës së djeshme, me disa të rinj të irrituar që digjnin goma makinash, flamuj amerikanë dhe izraelitë, si dhe postera të Trumpit, ndërsa frika sa vjen e rritet për gjakderdhje të reja në rajonin e trazuar.

Ndërkohë ushtria izraelite ka njoftuar se do të dërgojë disa batalione në Bregun Perëndimor përpara së premtes, ndërsa trupa të tjera ushtarake do të jenë në gatishmëri për të adresuar “çdo zhvillim të mundshëm”.

Teksa ushtria izraelite njoftoi dislokimin e trupave shtesë në Bregun Perëndimor, protesta masive kanë shpërthyer në territorin palestinez në kundërpërgjigje të lëvizjes së fundit të Trumpit. Palestinezët nisën greva në të gjithë Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës që prej së enjtes, ndërsa këtë të premte, pas lutjeve të mesditës kanë nisur edhe protesta të dhunshme.

Paraardhëse

Spartak Ngjela Kryeprokurori i ri?! /Foto

Pasardhëse

Gruaja fejohet me llambadarin e saj /Foto

Pasardhëse

Gruaja fejohet me llambadarin e saj /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.