• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Të dashurit idealë që duhet të ketë një vajzë

4 December, 2017
në Rozë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me t’u rritur, mësojmë të dashurojmë. Zakonisht, dashuria e parë është idealiste, dhe i dashuri i parë është më i përkryeri në sytë tanë.

Por përvoja bën të vetën; na mëson të gjykojmë më ftohtë, të njohin dhe deri diku të kontrollojmë ndjenjat, duke na bërë më të matur në marrëdhënie. Por deri atëherë, përgjithësisht njerëzit kalojnë nëpër këto lloj dashurish:

I dashuri platonik

Me ‘platonike’, kuptohet diçka ideale, përgjithësisht të largët me njeriun që idealizojmë dhe më shumë të bazuar tek ajo që duam që ai të jetë sesa tek ajo që ai është. Prandaj dashuria e parë thonë se të jep zhgënjimin më të madh; është sikur një perde e trashë, e padepërtueshme të bie nga sytë dhe…realiteti mund të mos jetë i keq, por jo ai që besonim.

I dashuri emocional

Është ajo dashuria e pashpjegueshme që mund të ndjesh edhe për dikë që nuk përmbush asnjë kriter nga lista e gjatë…dhe të gjithë të pyesin: ‘Po ti, çne me atë?!”. Epo, është një kimi e pashpjegueshme shpirtërash që ju bën bashkë…edhe pse e dini se nuk është ai/ajo që keni ëndërruar. Aq intensive, aq e mbushur me emocione është kjo dashuri, sa zakonisht përfundon shpejt, dhe jo mirë.

I dashuri fizik

Ka kimi e kimi… Ndodh që njohim njerëz të cilëve nuk u rezistojmë dot fizikisht, me të cilët përjetojmë një pasion të çuditshëm. Këta janë partnerët që na mësojnë të duam trupin tonë dhe të kemi më shumë vetëbesim. Janë partnerët që, edhe pse largohen sapo pasioni shuhet, na lënë shijen e mirë e një seksualiteti që nuk e njihnim tek vetja.

I dashuri ambicioz

Kur jemi në të 20-at, dëshirat dhe ambiciet për karrierën na bëjnë të tërhiqemi nga njerëz që kanë të njëjtat aspirata dhe ndajnë të njëjtat ëndrra me ne. Këta janë partnerët që të nxisin të këmbëngulësh, të mbështesin në karrierën që ke zgjedhur dhe pse jo, i thonë dikujt një fjalë të mirë për ty. Disa prej këtyre dashurive përfundojnë edhe me martesë, sepse pak gjëra mund t’i bëjnë bashkë 2 njerëz si ambicia.

I dashuri që të do më shumë/ më pak se e do ti

Është ai që ti e do shumë, ose ai që të do shumë. Duket sikur të gjithë e përjetojnë të paktën një herë një marrëdhënie të pabarabartë në aspektin e ndjenjave; i thyejmë dikujt ndjenjat dhe pastaj vjen dikush e na i thyen ne. Karma? Epo, duhet të ketë një gisht në gjithë këtë.

Vetja

Sepse pas të gjitha marrëdhënieve të suksesshme, të pasuksesshme, ato që të bëjnë të ndihesh mirë apo ato që të lëndojnë, kupton se në të vërtetë, ka qënë e gjitha në dorën dhe mendjen tënde. Nëse ke pasur fatin t’i përjetosh të gjitha llojet e lartpërmendura të dashurisë, me gjasa ka ardhur një moment kur je lodhur dh eke dëshiruar të rrish nja 1 vit vetëm. Gjatë kësaj kohe, mëson të duash veten dhe atëherë, je me të vërtetë gati për çfarëdolloj dashurie për dikë tjetër, më e kthjellët dhe më e ndërgjegjshme se kurrë. Një grua!

Paraardhëse

Shenjat që tregojnë se mund të jeni homoseksualë

Pasardhëse

Tusk takohet me Ramën: Të mbahet ritmi i reformave

Pasardhëse

Tusk takohet me Ramën: Të mbahet ritmi i reformave

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.