• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

A mund ta duam “djalin e mirë” Luli?!

4 December, 2017
në Opinion
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Anri Bala

Dje, pas një lodhje dhe stërmundimi të shqiptarëve dhe shtetarëve që na drejtojnë, u ndjemë edhe ne të lehtësuar, kur situata mori kahun e fashitjes dhe tejkalimit të së keqes. Bile, u ndjemë të lehtësuar dhe të gëzuar deri në këto momente se, nuk pati asnjë humbje jete njerëzore. Sa për humbjet materiale, megjithëse të rënda, për ato që i pësuan në kurriz, përsëri plaçkë është dhe zevendësohet me “pak dhimbje” dhe solidaritet.

Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja, që Edi Ramës i ishte kthyer humori, e ndoshta për të propaganduar solidaritetin e domosdoshëm mes ne shqiptarëve në situata të vështira mbarëkombëtare, u shpreh se: “Luli është djalë i mirë, ta lemë të rritet!”

Të them të drejtën, s’më erdhi aspak mirë, sepse nuk më duket fort djalë i mirë… ky apo “ai” Luli! Por, edhe atyre që ishin bashkë me Kryeministrin, nuk besoj se kanë qenë pohues dhe ndanin të njëjtin mendim me të. Për shumë nga ato, Luli kurrsesi nuk mund të jetë djalë i mirë, sepse ish Ministri i Rrugëve dhe Punëve Publike, është një nga politikanët kryesorë, që duhet të mbajë përgjegjësi për çfarë është bërë me “rrugët pa rrugë” të vendit.

Luli nuk mund të jetë djalë i mirë, sepse ka qenë Ministër i Brendshëm, kur vendi gëlonte nga ndërtimet pa leje, nëpër fusha e male, mbi kolektorë e tombina, pranë nënstacioneve elektrike e hidrovoreve dhe kudo që ligji e ndalonte, por që ai nuk i ndaloi kurrë. Ndërsa ne, nuk mund ta pranojmë për djalë të mirë, një njeri që mburret nga hija e tij, gënjen ditë për diell, shan e fyen si të ishte një fëmijë, që sapo ka filluar të mësojë fjalë të pista… që nuk jua di kuptimin.

 

Luli nuk është djali i mirë që rritet. Luli është plaku i keq, që po zvogëlohet, sepse i ka mësuar gjërat duke gabuar rëndë. Luli nuk do të rritet si djalë i mirë, por duhet të pastrohet si djalë i zhgërryer në kanalet e krimit dhe korrupsionit shtetëror.

E që ne të respektojmë Lulin, si djalë i mirë, ai s’duhet të shkoi me Mercedes-Benz, që kushton sa njëzet banesat e qytatarëve të përmbytur dhe të “braktisur” të Mziut, por me këmbët e veta në sallën e gjyqit, në karrigen e të akuzuarit: për vjedhjen si Ministër 1, për tradhëtinë ndaj atdheut si Ministër 2, për vrasjet si Ministër 3 dhe për akuzën e blerjes së “llapsave” për t’i “nxirë faqen” Shqipërisë, me miliona dollarë si kryeopozitarë!

Luli, duhet të përgjigjet për dhjetra veprime antiligjore, të kryera si Ministër dhe kryetar bashkie, ku më flagrante janë prishja e mbikalimit  tek Zogu i Zi (krimi i vërtetuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese) dhe kthimi i sheshit Skënderbej, në një kartodrom fëmijësh, duke “groposur” në të dy rastet, miliona dollarë të qytetarëve të Tiranës.

Për të mos e zgjatur, sepse ai nuk ka për të shkuar kurrë vet përpara ligjit për tu pastruar përfundimisht, Luli do të ngelet veç një djalë i “nxirë”. Jam i bindur se, edhe ti si ne mendon, por nëse të vjen keq, merre për darkë që ta përcjellësh urtë e butë, atje ku e ka vendin, tek “lavatriçja e mëkateve”, e kur të kthehet, ne nuk do kemi më punë me të, sepse do jetë në botën e “ish-ave të harruar”!/Zathur.net

Paraardhëse

Moshat mesatare se kur e humbin vajzat virgjërinë në çdo shtet

Pasardhëse

‘Sindroma e vaginës së vdekur’, çrregullimi që po tremb gratë!

Pasardhëse

‘Sindroma e vaginës së vdekur’, çrregullimi që po tremb gratë!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.