• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Ku ta çojmë Leninin?

1 December, 2017
në Dosje
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kur duhet të largohet dhe të varroset kufoma e Leninit nga Mauzoleumi në Sheshin e Kuq në Moskë? Në Rusi për këtë ka diskutime polemike pak para 100 vjetorit të Revolucionit të Tetorit.

Debatin këtë herë e nxitën dy politikanë shumë të ndryshëm: Xenia Sobçak, moderatore e njohur televizive dhe prej pak kohësh kandidate për zgjedhjet presidenciale në marsin e ardhshëm si dhe Presidenti i Çeçenisë, Ramsan Kadirov. Ky i fundit bëri të ditur se është e gabuar, që në “zemër të Rusisë, në Sheshin e Kuq, ndodhet një arkivol me një njeri të vdekur.” Sobçak, e bija e ish-kryetarit popullor të bashkisë së Shën Petersburgut, Anatoli Sobçak, deklaroi në një intervistë se po t’i fitojë ajo zgjedhjet, do të kujdeset që Lenini të varroset.  

Por pikërisht kjo nuk është aktualisht në rend të ditës, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Dmitri Peskov. Në të njëjtën vrimë i ra fyellit edhe Valentina Matvijenko, zëdhënëse e Këshillit Federativ dhe ish-guvernatore e Shën Petersburgut. Edhe ajo do të fitojë kohë dhe shpreson për një rrugë “pa konflikt” për t’i dhënë përgjigje çështjes së varrosjes së Leninit. Aktualisht jetojnë ende shumë njerëz, për të cilët Lenini është shumë i rëndësishëm. Këta njerëz kanë të drejtë që të kërkojnë respekt për bindjet e tyre, tha ajo. Rusisë nuk i duhen konflikte të tjera, shtoi më tej Matvijenko.

Matvijenko, e cila bën pjesë në mbështetëset më besnike të Presidentit Putin, beson se një ditë do të ketë një referendum për faktin nëse do të varroset Lenini. “Por kjo nuk do të ndodhë sot ose nesër”, tha ajo në një bisedë e revistën “Argumenty i Fakty”.

Putini tregohet i painteresuar

Vetëm fakti që diskutohet për kufomën e Leninit e zemëron shefin e komunistëve të Rusisë, Gennadi Sjuganov. Kërkesa është e paturpshme. Ai tërhoqi vëmendjen për vende të tjera, të cilat gjithashtu i ruajnë në mauzoleume të vdekurit e tyre. Shefi 73 vjeçar i PK do të drejtojë në 7 nëntor, në përvjetorin e të ashtuquajturit Revolucion i Tetorit një paradë komunistësh dhe admiruesish të Leninit.

Aktivitete zyrtare ose edhe festa me Vladimir Putinin në kryeqytetin rus nuk do të ketë. Presidenti, tha Sjuganovi para pak kohësh, i kishte premtuar që Lenini nuk do të largohet nga Sheshi i Kuq, të paktën jo sa të jetë Putini president.

Shefi i Kremlinit vetë nuk tregon ndonjë interes të veçantë për çështjen se çfarë do të ndodhë me Leninin. I ngarkuari i tij për të Drejtat e Njeriut, Michail Fedotov, e krahasoi në një bisedë me DW themeluesin e balsamosur të Bashkimit Sovjetik me mumjet në British Museum në Londër. Edhe atje ndodhen mumje të faraonëve ose të sundimtarëve të mëparshëm, pa shkuar njeri atje që të vërë lule. Shkurt, për çështjen e varrimit të Leninit ai nuk mund të shqetësohet.

Lenini e kundërshtonte kultin e personit

Vendimi për ta balsamosur Leninin, ka të bëjë me pasardhësin e tij, Stalinin. Më parë, kufoma e udhëheqësit të revolucionit dhe e vrasësit masiv, prej vitit 1924 ruhej në një ambjent provizor prej druri. Vite më vonë u ngrit një mauzoleum prej betoni dhe graniti. Që atëherë, dyzina shkencëtarësh e retushojnë kufomën – ose atë që ka mbetur prej saj.

Në të gjallë, Lenini u shpreh kundër çdo lloj kulti personi. Bashkëpunëtori i tij më i ngushtë gjatë të ashtuquajturit Revolucion i Tetorit, Trocki si dhe vejusha e Leninit, Nadjezhda Krupskaja, u shprehën kundër ekspozimit të të vdekurit. Pas fundit të Bashkimit Sovjetik, nën ish-Presidentin Boris Jelcin ka pasur disa përpjekje për t’i dhënë fund kultit të të vdekurit. Edhe Kisha Ortodokse Ruse është për varrosjen e Leninit. Por as Jelcini, as kisha nuk qenë në gjendje që ta impononin vendimin e tyre.

Paraardhëse

Zbulohet paditësi i juristit Romeo Kara dhe tutori që e “trimëroi”!

Pasardhëse

Kur mendohej se do ndodhte nami, meteorologia jep lajmin që nuk pritej

Pasardhëse

Kur mendohej se do ndodhte nami, meteorologia jep lajmin që nuk pritej

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.