• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Parashikimi i zymtë për motin në Shqipëri

1 December, 2017
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria është ‘zgjuar’ sot nën pushtetin e ujit, një situatë që pritet të përkeqësohet në orët në vijim. Në bazë të raportimeve më të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, i gjithë vendi do të vijojë të qëndrojë nën ujë, pasi reshjet e shiut do vijojnë dhe të jetë akoma më intensive, deri të shtunën.

Në orët në vazhdim pritet që të ketë vërshim dhe nga lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël në disa qytete, si Korçë, Vlorë, Berat, Fier dhe Gjirokastër. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme shumë zona pritet të zbardhen nga dëbora, kryesisht në veri dhe verilindje.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE DHE RRËSHQITJE
Gjatë ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017) deri të shtunën (dt.02.12.2017) priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë sipas qarqeve.

Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017). Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet ( Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së sotme (e premte, dt.01.12.2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë sipas qarqeve .

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO: RESHJE
Sot pasdite (e premte, dt.01) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të lartë, por në rënie krahasuar me dje. Nesër (e shtunë, dt.02) reshjet do të vazhdojnë përsëri intensiteti i tyre do të jetë në përgjithësi i lartë por në rënie në veri të vendit krahasuar me sot (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 °C / 15 °C

në vendet e ulta: 5 °C / 14 °C

në vendet malore: 0 °C / 10 °C.

ERA
Sot pasdite (dt.01) dhe nesër (dt.02) do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare

Paraardhëse

E dhimbshme se kush i vdiq këtij këngëtari të njohur kosovar, do iu prekë thellë në zemër /Foto

Pasardhëse

Rama ka vetëm lutje, qeveria asnjë masë për përmbytjet. Ja çfarë publikon në Fb

Pasardhëse

Rama ka vetëm lutje, qeveria asnjë masë për përmbytjet. Ja çfarë publikon në Fb

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.