• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alarmi nga shefi i Emergjencave Civile: Erëra të forta e shtrëngata shiu, 4 qytetet më të rrezikuara

30 November, 2017
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Erëra të forta e shtrëngata shiu, 4 qytete janë më të rrezikuara. Alarmi vjen nga drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, i cili tha se reshjet pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme dhe do të shkaktojnë probleme kryesisht në jug të vendit.

“Shërbimet meteorologjike vendase dhe të huaja kanë dhënë informacion të detajuar mbi situatën e pritshme, kryesisht për zonën jug-perëndimore. Në vijim të natës së sotme dhe datës 1 dhjetor do të ketë mbi 110 milimetra reshje nga 35 mm që kanë qenë në 24 orët e kaluara”, ka deklaruar Premçi.

Duke folur për “Report TV“, zyrtari i lartë ka paralajmëruar se, rrjedhimisht do të ketë edhe prurje të lumenjve të vendit, nga të cilët Semani dhe Vjosa pritet të kenë më të mëdhatë.

Duke nënvizuar se e premtja dhe paraditja e së shtunës do të jenë problematike për pjesën jug-lindore, Premçi ka theksuar se, shtabet e Emergjencave Civile në rrethe janë vënë në gatishmëri me të gjitha strukturat operacionale, duke marrë të gjitha masat paraprake.

“Do të ketë erëra të forta dhe shtrëngata shiu, që do të jenë problematike. Në këtë aspekt, reagimi ka rëndësinë e vetë sepse përmbytjen nga mospërmbytja e ndan një vijë e hollë. Sepse nëse nuk funksionojnë kanalet e nëntokës në zonat urbane dhe ato mbi tokë në ato rurale do të ketë një vërshim të madh”, ka deklaruar Premçi.

Ndërsa ka garantuar se sistemet e kanaleve do të jenë të pastruara, shefi i EC ka thënë më tej se qytetet më të rrezikuara do të jenë Vlora, Fieri, Gjirokastra dhe Korça.

Ndër të tjera, Premçi ka vlerësuar se ky sezon reshjesh e gjen Shqipërinë më të përgatitur përballë reshjeve, falë investimeve, sipas tij, serioze të qeverisë për mirëmbjatjen e tokave bujqësore.

Gjithashtu, “janë bërë investime me financim nga BE dhe në 17 segmente argjinaturë është ndërhyrë në mënyrë serioze nga Ministria e Bujqësisë, sidomos në anët e lumit Mat. Nga raportimet e deritanishme presim që situata të kalojë e qetë”, ka shtuar Premçi.

Paraardhëse

Përmbytet autostrada, në Tiranë-Durrës makina të bllokuara në uje /Foto

Pasardhëse

Artur Zoto vazhon të mbrohet: Unë në burg jo për korrupsio, por për …

Pasardhëse

Artur Zoto vazhon të mbrohet: Unë në burg jo për korrupsio, por për ...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.