• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Raporti i të krishterëve: Feja nuk është shkaktare e terrorizmit

30 November, 2017
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Feja nuk është shkaktari kryesor i radikalizmit – konkludon një raporti i ri i cili pretendon se faktorë të tjerë si shëndeti mendor, privimi dhe problemet familjare janë më përcaktues.

Kjo gamë e gjërë e faktorëve që nuk janë marrë parasysh në reagimet e qeverisë ndaj ekstremizmit, e bën të domosdoshëm një “rishqyrtim themelor”, sipas studimit. Një numër i madh terroristëve nuk praktikojnë fenë për të cilën pretendojnë të luftojnë, thotë raporti, dhe shumë prej tyre pijnë alkool, marrin drogë dhe vizitojnë prostituta, zakone të ndaluara nga mësimet islame.

Dhe nëse është fjala për grupe apo individë me sfond islam, një pjesë e madhe e tyre kanë vetëm një përkushtim sipërfaqësor ndaj besimit të tyre, thotë raporti nga Fondacioni Oasis, duke cituar hulumtimet nga OKB dhe MI5. Më shumë se gjysma (57%) e të anketuarve në një sondazh të OKB-së të atyre që u bashkuan me grupet ekstremiste në Afrikë, kishte “pak ose aspak njohuri të teksteve fetare.

Raporti i lëshuar nga një rrjet i krishterë shkollash, të cilët merren edhe me projekte komunitare, i quajtur “Enough is Enough” hedh kritika në strategjinë e qeverisë për parandalimin e ekstremizmit, duke thënë se “është shumë afat-shkurtër dhe ka dështuar që të adresojë në rrënjë shkaqet e ekstremizmit. Raporti thotë se qasja “është duke dështuar për shkak se ai është e fokusuar vetëm në çështjet e ideologjisë dhe jo tek nxitësit e tjerë strukturorë të radikalizimit.

Në vend të kësaj, raporti bën thirrje për “një narracion më të ndershëm mbi radikalizimin”, i cili njeh shkaqe të ndryshme të ekstremizmit dhe investon në “formimin e karakterit” dhe aftësi të tilla, si zgjidhja e konflikteve dhe të menduarit kritik në shkolla, si dhe tema të rëndësishme të njohurive siç janë edukimi fetar dhe historia fetare.

Ian Sansbury, drejtor i Fondacionit Oasis dhe autor i raportit, tha: “Ky raport nuk do t’u pëlqejë gjithë atyre që fajësojnë fenë për të gjitha problemet në botë. Ai gjithashtu thotë se me raportin nuk do të pajtohen as ata që besojnë se Islami është një fe që çon njerëzit në dhunë.

Megjithatë, më thelbësisht ky hulumtim ngre pyetje të mëdha në qasjen e Britanisë së Madhe ndaj trajtimit të radikalizimit, e cila fokusohet në sfidimin e një “ideologjie të keqe”. Edhe pse kjo mund të jetë pjesë e procesit, raporti megjithatë e bën të qartë se është me rëndësi që të merren parasysh një numër më i gjerë dhe më i thellë i rrethanave.

Duke mbrojtur ndërhyrjen e Oasis në debatin mbi radikalizimin, Steve Chalke, themeluesi i Oasis, tha: “Raporti i sotëm ofron një pasqyrë të rëndësishme për sfidat dhe përgjigjet e shumëfishta që po na presin në të ardhmen. Megjithatë, në thelb, të gjithë ne që jemi të përfshirë në edukimin e të rinjve, si prindërit, mësuesit, anëtarët e familjes, grupet fetare dhe të tjerët, duhet të bashkohemi në përpjekjet tona për të bindur çdo të ri se jeta e tyre është e rëndësishne. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, dikush tjetër do ta bëjë”.

Paraardhëse

Vajzat zvicerane “çmenden”pas meshkujve shqiptarë, ja përse

Pasardhëse

Hidhet në erë në Tiranë makina e një biznesmeni

Pasardhëse

Hidhet në erë në Tiranë makina e një biznesmeni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.