• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kabo zbrazet, pse s’e ftuan atë dhe Tinka Kurtin në Presidencë, si u rrëzua nga shkallët aktorja …

28 November, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme priti në Pallatin e Brigadave me rastin e festës kombëtare, aktorë të ndryshën të shoqërisë si kryeministrin, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, Ambasador, akademikë, artistë, intelektualë, por siç duket një nga më të rëndësishmet e skenës shqiptare Tinka Kurti dhe profesori i njohur Përparim Kabo nuk kanë qenë të ftuar.

Profesori Përparim Kabo teksa tregon bisedën që ka bërë sot në telefon me aktoren e madhe, nënvizon me të “zezë” faktin se Tinkën nuk e kanë ftuar sot në Presidencë. Tinka e ka telefonuar për t’i uruar ditën e flamurit, krejt rastësisht biseda ka rrjedhur tek pritja e shtruar në Pallatin e Brigadave. Del që as Tinka as Kabo nuk kanë qenë të ftuar.

Kabo me nota të forta ironie shkruan se nuk është parë e nevojshme të ftohet asnjëri prej tyre, raporton newsbomb.al. “Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin”, shkruan Kabo në facebook.

Ndërsa rrëfen bisedën Kabo shton se Tinka ishte rrëzuar tek shkallët e pallatit pa drita dy ditë më parë dhe mezi ka mundur të vizitohet diku për shkak se të gjithë kanë qenë pushim nga festa. Sakaq ka një thirrje për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…

Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet…”, shkruan ndër të tjera Kabo.

Postimi i Përparim Kabo:

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saja…E hapa se për të jo unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëjë…Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin. Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoca pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit. Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapsirat shqiptare…Sonte në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…Por jo s’qe kështu…Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet…vetëm për një fakt… Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…Tek studjoja për këtë rol pash se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!

Paraardhëse

Bomba e gazetares investigative: Vetëm në këtë qytet janë 9 baza kokaine e heroine

Pasardhëse

40 grupe kryesore kriminale në Shqipëri. Ja qytetet që kryesojnë

Pasardhëse

40 grupe kryesore kriminale në Shqipëri. Ja qytetet që kryesojnë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.