• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Ndryshime në TV Klan, ja pas sa programeve ‘fshihet’ Alketa Vejsiu

28 November, 2017
në Rozë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nata finale e spektaklit të kërcimit DWM në Tv Klan do të jetë pas pak javësh, mbrëmjen e Krishtlindjeve, por menjëherë pas tij do të nisin rrugëtimin jo një, por dy programe të reja.

Kështu, në fillim të vitit 2018, në ekranin e Tv Klan do të nisë transmetimet një spektakël tjetër që do të ketë në fokus fëmijë të talentuar.

“Në kurthin e Piter Pan”, siç është lajmëruar edhe nga produksioni, ka nisur tashmë audicionet në Tiranë.

Duke marrë shkas nga interesimi i madh i prindërve, prezantuesja Alketa Vejsiu sqaroi gjatë spektaklit DWM, se janë dy programet që do të nisin për fëmijë, “Në kurthin e Piter Pan” dhe “Virtuozët”.

Image

Vejsiu theksoi se “Në kurthin e Piter Pan” kërkon fëmijë që janë të aftë të fusin në ‘kurth’ personazhe të njohur të ekranit, si të ishin gazetarë, dhe ky program do të nisë në fund të muajit shkurt.

Për emisionin tjetër, për të cilin nuk ka ende një datë se kur do të nisë, kërkohen fëmijë të talentuar në muzikën klasike: “Dua të sqaroj diçka. Fillon shumë shpejt edhe një spektakël tjetër për fëmijë, në muzikën klasike të talentuar. Ky nuk ka lidhje me “Piter Pan”.

Tek “Në kurthin e Piter Pan” ne kërkojmë fëmijë që janë të aftë të fusin në kurth personazhe të njohur të ekranit, politikës, spektaklit, tamam si gazetarë origjinalë të vegjël.

Ky program do të startojë në fund të muajit shkurt në Tv Klan dhe faza e dytë e audicioneve do të anonçohet shumë shpejt në këtë televizion, për t’i dhënë një shans të dytë atyre që janë të interesuar” – tha Alketa.

Duke falënderuar të gjithë prindërit që erdhën në ambientet e Televizionit Klan dhe qëndruan për orë të tëra bashkë me fëmijët e tyre, në mënyrë ata të bëhen pjesë e spektaklit, Alketa shtoi se pjesëmarrja dhe interesi ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Në 2018-ën, takohemi me një spektakël të ri, që na ka kënaqur shumë këtë javë, sepse bëmë audicionet e para të Piter Pan-it. Dua të falënderoj me gjithë zemër në emër të Tv Klan dhe produksionit të gjithë ata qindra prindër dhe familje që kanë ndenjur këtu me orë të gjata.

Ne na doli jashtë kontrollit dhe jashtë parashikimit, sepse kishim pritshmëri më modeste, sepse e thamë vetëm njëherë gjatë javës së kaluar datën. Shpresoj që do të krijojmë një gjeneratë të re talentesh në gazetari dhe në komunikim, me gjithë ato fëmijë të mrekullueshëm që kemi takuar.”/Class

Paraardhëse

Ndahet nga jeta një nga futbollistët ikonë shqiptarë /Foto

Pasardhëse

Plumba në Tiranë, plagoset një oficer policie tek ish-parku i Autobusëve

Pasardhëse

Plumba në Tiranë, plagoset një oficer policie tek ish-parku i Autobusëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.