• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt bashkimit, pa hyrë në BE

27 November, 2017
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku Rexhep Qosja, teksa uroi 28 dhe 29 nëntorin per shqiptaret, kudo jane, nëpërmjet DritaremeRudinen në Vizion Plus, u shpreh se ditët e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, “ne i shënojmë tani me një përvojë shumë të madhe, me një përvojë të brezave që kanë jetuar prej krijimit të Shqipërisë në vitin 1912 e deri tani”.

Akademiku shprehet se “ne duhet të mendojmë, e duhet të dimë, e duhet ta kemi të qartë se çfarë duam dhe çfarë na takon në këtë kohë, në këtë gjasë historike që na është ofruar. Unë them se na takon ajo që thashë më parë, na takon përpjekja për përmirësim të gjendjes që kemi trashëguar nga Konferencat ndërkombëtare në të cilat është vendosur për fatin e popujve të Ballkanit”.

“Ne do duhej të kemi të qartë qëllimin, cili është qëllimi ynë dhe njëkohësisht duhet të kemi të qartë, të dimë rrugën që duhet të ndjekim drejt këtij qëllimi, duhet të kemi të qartë rrugën në mënyrë që të mos bredhim rrugicave. E ky qëllim yni sot është, si pikë e parë, përmirësimi i gjendjes së rëndë historike që kemi trashëguar: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Ne dëgjojmë sot njerëz të politikës të cilëve u është dhënë besimi i popullit të mendojnë për gjendjen e tij, por edhe për çështjen shqiptare në përgjithësi, sesi kjo çështje do të zgjidhet në Bashkimin e Evropës. Jo, nuk do të zgjidhet në Bashkimin e Evropës.

Ashtu siç nuk e lejon një shtet anëtar të tij të ndahet në dy shtete poashtu Bashkimi Evropian nuk i lejon dy shtete anëtare të tij të bashkohen në një shtet. Çështja kombëtare shqiptare, çështja e Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj do zgjidhet si bashkim i Kosovës me Shqipërinë pa hyrë në Bashkimin Evropian sepse vetëm ashtu të bashkuara ne na sigurohet ai ideal që e kanë dëshiruar brezat gjatë këtyre vjetëve”.

Pse bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?

Kjo nuk është çështje vetëm e dëshirave, e vullnetit, apo ndjenjave të shqiptarëve, por kjo është një çështje që zgjidh shumë çështje të tjera të jetës së popullit shqiptar. Kosova me Shqipërinë të bashkuara, krijojnë kushte shumë më të mira natyrore, gjeografike, politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore, shkencore, për një jetë më të mirë të popullit të Shqipërisë dhe Kosovës së bashkuar.

Ato bëjnë të mundshme një siguri të mirërritjes së brezave të ardhshme, bëjnë të mundur rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, bëjnë të mundshme një jetë në kushte në të cilat do të lulëzojnë ato të mira që njerëzit e politikës sot nuk i përmendin, me të cilat mjerisht nuk merren, por që bëjnë të mundshme që në këtë jetë Kosovës dhe Shqipërisë së bashkuar t’i lulëzojnë vlerat më të mëdha si kultura, qytetërimi, artet, letërsia, shkencat – vlerat që sigurojnë identitetin e një populli dhe vlerat që e bëjnë një popull të jetojë historikisht.

Nuk thuhet kot që Greqia antike nuk jeton për shkak se kanë jetuar e janë marrë me të figura shtetërore dhe politike. Greqia antike jeton në veprat e Homerit, Eskilit, Sofokliut, Euripidit, Platonit, Heraklitit, Aristotelit. Ata janë njerëzit, të cilët edhe prej varreve ju flasin brezave të ardhshëm.

Për këtë arsye e theksoj sot se kulturës, krijimtarisë shpirtërore, arteve, shkencave, qytetërimit duhet t’iu kushtohet kujdes, të cilin sot mjerisht nuk e kanë parasysh ata që merren me politikën.

Duke i uruar popullit shqiptar festën e madhe, festën më të madhe për popullin shqiptar, 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke i uruar popullit shqiptar Ditën e Flamurit, që, ja, tani është pranuar edhe zyrtarisht si ditë që do të festohet edhe në Kosovë, unë uroj që festat e ardhshme të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Pavarësisë së Kosovës t’i kremtojmë në Shqipërinë dhe në Kosovën, të bashkuara.

Paraardhëse

Tillerson uron Shqipërinë: Mik i vyer i SHBA

Pasardhëse

Parashikimi për të martën, moti ka surpriza…

Pasardhëse

Parashikimi për të martën, moti ka surpriza...

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.