• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Plas te LSI! Lefter Koka, sherr me Petrit Vasilin

26 November, 2017
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një përplasje aspak e zakontë ka ndodhur mes kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili dhe deputetit të kësaj force Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit i qeverisë “Rama 1”. Gjykuar nga komentet dhe përplasjet në Facebook, kjo mund të përkthehet fare mirë si një çarje brenda grupit parlamentar të LSI, por debati mund të krijoi dhe probleme me partinë tjetër të koalicionit opozitar, siç është PD.

Mëngjesin e sotëm, Vasili, përmes një statusi në Facebook, ka sulmuar “ashpër” qeverinë Rama, duke konstatuar, se ishte një gabim i madh i bërë prej saj, ndërtimi i inceneratorëve të mbeturinave në disa qytete të vendit dhe se investimet më të mëdha, po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet. 

Ja çfarë shkruan Vasili: “Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegjen (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim.

Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të parën atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin, për sot dhe për dhjetra vjet në të ardhmen.”

Por, nuk ka zgjatur shumë përgjigja e deputetit Lefter Koka, me qëllim për të kthjelluar kryetarin e tij të grupit, se për firmosjen e inceneratorëve të mbeturinave ka qenë pikërisht ai dhe partia e tij.

Koka përmes një komenti në FB, i është përgjigjur dhëmb për dhëmb Vasilit, madje duke shkuar larg sa që e quan atë;

“… miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh! 

Por me qëllimin “e mirë” për t’i kujtuar kolegut të tij, se për tre inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, ka qenë ai në pozicionin e ish-ministrit të Mjedisit, që ka firmosur projektet dhe se investimi duhet konsideruar si model suksesi.

Statusi i Kokës në FB: “Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.” 

Madje Koka ndalet dhe kritikon ashpër dhe PD-në, partinë e koalicionit opozitar të tij, duke theksuar se: “Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonje pseudo-landfill, që përvec kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krej të ri.”

Të tilla debate brenda partisë së LSI kanë vetëm dy shpjegime: I pari mendohet të jet një sulm i porositur “nga lart”, me qëllimin e ulët për të sulmuar tërthorazi deputetin brenda partisë. Ndërsa versioni i dytë, që është më pak i besueshëm është: Tit Vasili dhe të tijët, u ka humbur kujtesa politike dhe janë komplet pa orientim, sa bëjnë opozitë dhe me gabimet e tyre. Një gjë është e sigurtë, as versioni i parë, as ai i dytë nuk i shërben Titit e as partisë së tij./Tellalli.al

Paraardhëse

I dashuri iu arrestua për trafik droge, ja çfarë bën Viola Spiro

Pasardhëse

“Çmendet” mamaja e Viola Spiros: Do ju thyej gishtat, do ju nxjerr sytë…

Pasardhëse

"Çmendet" mamaja e Viola Spiros: Do ju thyej gishtat, do ju nxjerr sytë...

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.