• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Tatimet i falin 125 milionë euro bizneseve, ja si të shihni nëse jeni përfitues

26 November, 2017
në Ekonomi
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e javës së shtatë të aksionit antiinformalitet.

Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.

Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.1 mld lekë (rreth 125 milionë euro) dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 1.7 mld lekë. Më shumë se 28,160 tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht  është 2,567 dhe vlera është 1.8 mld lekë.

Mbyllen 481 subjekte me shkelje

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor. Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 19,434 subjekte ku 19% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve gjatë shtatë javëve të para të aksionit 834 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbylluar 481 subjekte të paregjistruar në oragnet tatimore dhe për shkelje të tjera për moslëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar 4129 subjekte të reja.

Më shumë se 1500 biznese kalojnë me TVSH, kryeson Tirana

Për shtatë javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 13,825 kontrolleve (kontrolleve nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren)

Kontrollet nga zyra përbejnë 78% të totalit.

1543 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore ku Tirana ka numrin më të madh me 774 subjekte, të ndjekur nga Durrësi 230 dhe Vlora me 116.

Tatimet njoftuan edhe se Shërbimi i tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë 52,538 tatimpagues. 8,738 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve.

Mbi 23,152 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin.

9591 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara.

Janë orgnizuar 52 takime me komunitetin e biznesit në territor.

Qëndra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dizpozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 11733 telefonues si dhe përdorues të live chat.

*Revista Monitor

Paraardhëse

E kritikon në Fb, Julian Deda zbulon se çfarë i ka thënë Basha për akuzat

Pasardhëse

Uanda feston dopietën e Ikardit dhe bën publik bisedën me të /Foto

Pasardhëse

Uanda feston dopietën e Ikardit dhe bën publik bisedën me të /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.