• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

8 fakte surprizuese rreth Aleksandrit të Madh

15 January, 2016
në Kuriozitete
0
502
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndoshta gjeniu më i madh ushtarak i botës së lashtë, mbreti-luftëtar Aleksandri i Maqedonisë pushtoi territore që shtrihen nga Greqia në Egjipt dhe përtej Turqisë, Iranit e Pakistanit të sotëm. Duke kombinuar sukseset në betejë me strategjinë e ndërtimit të mbretërisë, Aleksandri e shpenzoi mbretërimin e tij 13-vjeçar duke punuar për të bashkuar Lindjen e Perëndimin përmes forcave ushtarake dhe shkëmbimit kulturor. Reputacioni i Aleksandrit u rrit në mënyrë të shpejtë edhe pas vdekjes së tij në moshën 32-vjeçare, pasi shihej si perëndi. Por ka disa gjëra që nuk i dimë për Aleksandrin, ja 8 fakte suprizuese për të:

1 – U mësua nga Aristoteli, por kishte lidhje dhe me filozofë të tjerë

1

Babai i Aleksandrit, Filipi II i Maqedonisë punësoi Aristotelin, një nga filozofët më të mëdhenj të historisë për të edukuar princin e tij 13 vjeçar. Sipas legjendës, ndërsa ishte akoma një princ në Greqi, Aleksandri u afrua me Diogjenin, nga i cili u impresionua shumë. Vite më vonë, Aleksandri ndaloi pushtimet e tij ushtarake për të kryer bisedime me filozofët e feve të ndryshme.

2 – Në 15 vite pushtim Aleksandri nuk humbi kurrë një betejë

2

Taktikat dhe strategjitë ushtarake të Aleksandrit të Madh janë ende të studiuara në akademitë e sotme ushtarake. Që nga fitorja e tij në moshën 18-vjeçare, Aleksandri fitoi reputacionin e të udhëhequrit të burrave të tij me një shpejtësi impresive. Pasi siguroi mbretërinë e tij në Greqi, në vitin 334, Aleksandri kaloi në Azi, ku shënoi një seri fitoresh përballë persianëve.

3 – I vuri emrin e vet 70 qyteteve – një qyteti i vuri emrin e kalit të tij

3

Aleksandri i përkujtonte pushtimet e tij duke themeluar dhjetëra qytete të cilat ishin nën emrin e Aleksandrisë. Më i famshmi nga këto, ishte ai buzë Nilit, që sot është qyteti i dytë më i madh i Egjiptit. Gjurmë të qyteteve aleksandriane shohim sot në Turqi, Iran, Afganistan, Taxhikistan e Pakistan. Në Indi ai themeloi qytetin Bucefala, që ia vuri emrin sipas kalit të tij të preferuar, i cili u plagos rëndë në beteja.

4 – Kur Aleksandri takoi Roksanën, ishte dashuri me shikim të parë

4

Pas pushtimit spektakolar të vendit të quajtur Sogidan në vitin 327 para Krishtit, një fortesë e pathyeshme malore, 28-vjeçari Aleksandri po survejonte robërit e tij, kur i tërhoqi vëmendjen Roksana, një vajzë adoleshente. Më vonë, ai organizoi ceremoninë tradicionale dasmore, dhe pak muaj pas vdekjes së Aleksandrit, Roksansa solli në jetë djalin e tyre Aleksandri IV.

5 – Aleksandri vinte erë të mirë

5

Vepra “Jetët e Fisnikëve grekë e romakë” e shkruar nga Plutarku 400 vjet pas vdekjes së Aleksandrit, raporton se udhëheqësi legjendar vinte erë të mirë, dhe se fryma e lëkura e tij ishin aq aromatike sa dhe parfumi që vendoste. Aleksandri vetë e quante veten “Djali i Zeusit”.

6 – Pasi mposhti persianët, Aleksandri filloi të vishej si ata

6

Pas 6 vitesh luftë me perandorinë persiane në vitet 330 pas lindjes së Krishtit, Aleksandri arriti të pushtojë Persepolisin, një qendër e kulturës persiane. Pasi kuptoi se mënyra më e mirë për të ruajtur kontrollin ndaj persianëve, ishte të vepronte si ata. Aleksandri filloi të vishte shirita e brez, modë e persianëve, sa që tronditi kulturën maqedonase kur u kthye.

7 – Shkaqet e vdekjes së Aleksandrit mbeten një nga misteret më të mëdha të botës antike

7

Në vitin 323 , Aleksandri i Madh u sëmur pas një gote me verë që piu gjatë një feste. Du javë më vonë, udhëheqësi 32 vjeçar vdiq. Duke qenë se babai i Aleksandrit u vra nga truproja i vet, dyshimet u ngritën nga ata që e rrethonin Aleksandrin për gjeneralin Antipater dhe djalin e tij Cassander,  i cili më vonë vrau gruan dhe djalin e Aleksandrit. Disa biografë kanë spekuluar se Aristoteli, që kishte lidhje me familjen Antipater, mund të jetë përfshirë. Ndërsa në kohët moderne, ekspertët mjekësorë kanë spekulluar se malaria dhe infeksioni në mushkëri mund të  kenë bërë që Aleksandri të humbte jetën.

8 – Trupi i Aleksandrit është ruajtur në një shtroje me mjaltë

8

Sipas egjiptologut viktorian Vallis Budge, eshtrat e Aleksandrit janë vendosur në mjaltë për të shmangur prishjen. Një ose dy vite pas vdekjes së Aleksandrit, trupi i tij u kthye në Maqedoni dhe më pas u dërgua në Egjipt nga Ptolemeu I, një nga ish-gjeneralët e tij. Meqë kishte në dorë trupin e Aleksandrit, Ptolemeu kishte si qëllim të shihej si pasardhësi i perandorisë së tij./ History Channel/ Tirana Obsever/

Paraardhëse

Gjykata Speciale, Holanda nis themelimin

Pasardhëse

Balla flet për opozitën: Po degradon më keq

Pasardhëse

Balla flet për opozitën: Po degradon më keq

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.