• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

7 sekretet ushtarake të CIA-s

11 February, 2016
në Kuriozitete
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretet qeveritare dhe ushtarake mund të jenë sa të tmerrshme aq edhe absurde, por shumica e tyre janë shumë intriguese. Nga projekti i Forcave Ajrore Amerikane për të ndërtuar një disk fluturues supersonik tek programi hulumtues që prodhoi bombën e parë atomike, këto janë 7 sekretet e CIA-s:

1 – Projekti 1794

Projekti 1794

Në fund të vitit 2012, forcat ajrore në SHBA deklasifikuan një tufë me dokumenta që përfshinin të dhënat e një programi të fshehtë për të ndërtuar një disk fluturues luftarak të dizajnuar për të qëlluar bombarduesit sovjetikë. Programi ambicioz i quajtur Projekt 1794, i pati fillimet në vitet ’50, dhe një skuadër inxhinierësh u ngarkua me ndërtimin e mjetit në formë disku që ishte në gjendje të udhëtonte me shpejtësi supersonike. Projekti u anulua në dhjetor 1961 pas testeve që e tregonin të paqëndrueshëm.

2 – Projekti “Krimbi i akullit”

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në vitet ’60, ushtria amerikane nisi një mision sekret për të ndërtuar një seri vendesh për lëshimin e raketave bërthamore nën akujt e Groenlandës. Qëllimi ishte të strehonte raketa me rreze të mjaftueshme për të arritur objektivat kundër Bashkimit Sovjetik. Programi u kodua “Krimbi i akullit”, por për të testuar realizueshmërinë e tij, ushtria filloi një projekt kërkimor të quajtur “Kampi i Shekullit” në vitin 1960. Kjo bazë operoi për 7 vjet.

3 – Projekti MK-ULTRA

Projekti MK-ULTRA

Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA nisi projektin “MK-ULTRA”, një program kërkimor sekret dhe i jashtëligjshëm për të investiguar sistemet potenciale të kontrollit të mendjes. Operatorët e programit ekzaminonin efektet e hipnozës, agjentët biologjikët dhe drogërat mbi subjekte njerëzore. Disa historian sugjerojnë se program u dizajnua për të zhvilluar një sistem të kontrollit të mendjes që mund të përdorej për të programuar trurin e vrasësve potencialë. Në vitin 1973, drejtori i CIA-s i asaj kohe, Richard Helms urdhëroi që të gjitha dokumentat e këtij projekti të shkatërroheshin.

4 – Zona 51

area5111

Pothuajse asnjë vend tjetër nuk ka fituar kaq shumë vëmendje nga teoritë e konspiracioneve dhe entuziastëve të UFO-ve sa “Zona 51”, një tokë e shkretë dhe e largët pranë liqenit Groom në Nevada, rreth 83 milje në veriperëndim të Las Vegas. Fshehtësia intensive përreth bazës ndezi imagjinatën e njerëzve, dhe Zona 51 është lidhur zakonisht me aktivitete paranormale, duke përfshirë teoritë e përhapura se ajo zonë ka fshehur dhe UFO. Në korrik të vitit 2013, dokumentet e deklasifikuara nga CIA pranuan ekzistencën e Zonës 51 për herë të parë, dhe konfirmoi se vendi top-sekret është përdorur për të provuar një shumëllojshmëri avionësh spiunë.

5 – Projekti “Grudge”

ufo

Nëse Zona 51 nuk ishte një bazë sekrete e dizajnuar për të studiuar jashtëtokësorët, Forcat Ajrore të SHBA-së e kanë studiuar ekzistencën e UFO-ve. Projekti “Grudge” ishte një program jetëshkurtër i nisur në vitin 1949 për të studiuar objekte të paidentifikuara fluturues. Kritikët e Projektit “Grudge” thanë se programi ishte vendosur vetëm për të demaskuar raportet e UFO-ve, dhe shumë pak hulumtime aktuale u kryen.

6 – Operacioni “Paperclip”

paperklip

Në shtator të vitit 1946, Presidenti Harry Truman autorizoi një program të quajtur Operacioni “Paperclip”, i cili kishte për qëllim për të joshur shkencëtarët nga Gjermania naziste në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Zyrtarët në Zyrën e Shërbimeve Strategjike (paraardhësit e CIA-s) rekrutuan shkencëtarët gjermanë në Amerikë për të ndihmuar përpjekjet e vendit pas luftës, të cilët do të siguronin që njohuri të vlefshme shkencore nuk do të përfundonin në duart e Bashkimit Sovjetik.

7 – Projekti Manhatan

mahatn

Një nga programet më të njohura kërkimore të fshehta është Projekti Manhattan, i cili prodhoi bombën e parë atomike në botë. Projekti ka filluar në vitin 1939, dhe është proceduar në fshehtësi ndërkohë që  fizikanët hetonin fuqinë potenciale të armëve atomike. Nga viti 1942 deri në vitin 1946, gjeneral major Leslie Groves i Trupave të Inxhinierëve Amerikanë udhëhoqi Projektin Manhattan. Bomba e parë bërthamore u aktivizua në 5:30 të mëngjesit më 16 korrik, 1945, gjatë të ashtuquajturës provë në Bazën Ajrore Alamogordo. Nga shpërthimi u krijua një re kërpudhë që shtrihej 12.200 m. Një muaj pas testit, dy bomba atomike u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni në fazat e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Paraardhëse

Ekstradohet nga Greqia i dënuari nga gjykata e Korcës

Pasardhëse

Basha: Modeli demokratik, taksa të ulëta

Pasardhëse

Basha: Modeli demokratik, taksa të ulëta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.