• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

7 gjyqtarët e Berishës që shpëtuan “Hakmarrjen për Drejtësi”

16 February, 2017
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pafajësia e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, e akuzuar për vrasje, vjedhje me dhunë, rrëmbime, vjedhje bankash, vjedhje me pasojë vdekjen etj., është produkt i një vendimi, i firmosur nga 9 gjyqtarë, shtatë prej të cilëve të promovuar dhe të emëruar nga Partia Demokratike, pra nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Edhe pse Berisha akuzon sot kundërshtarët e tij politikë se janë angazhuar për pafajësinë e organizatës, kjo e fundit u çlirua nga të gjitha akuzat falë një vendimi, i firmosur nga gjyqtarë, të cilët konsiderohen si të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Nr. 47, datë 7.11.2011, e cila pranoi kërkesën e Orik Shytit për rrëzimin e të gjitha procedurave dhe vendimeve kundër grupit “Hakmarrja për Drejtësi”, për vite me radhë, duke kthyer mbrapsht për rishqyrtim dosjen penale.

Është ky vendim, i cili detyroi më pas Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e pretendimeve për shkelje të procedurave nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit.

Në bazë të vendimit të Kushtetueses, Gjykata e Lartë, ktheu çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit i shpalli të akuzuarit të pafajshëm.

Udhën e pafajësisë për organizatën e hapën gjyqtarët Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Petrit Plloçi, Sokol Berberi, Admir Thanza  dhe Sokol Sadushi.

Shtatë nga nëntë anëtarët janë emëruar nga PD në harkun kohor nga 2007 deri në vitin 2013, kur Berisha u rrëzua nga pushteti, raporton Shqiptarja.com.

Sokol Sadushi dhe Petrit Plloçi janë dy anëtarët e vetëm, të cilët janë emëruar në Gjykatën Kushtetuese, para ndryshimit të pushtetit në vitin 2005.

Ndërkaq, edhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda, të cilët firmosën pafajësinë disa ditë më parë, janë zgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në vitin 2016.

Paraardhëse

Zbulohet lidhja sekrete e Bashës në Uashington

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 16 shkurt 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e enjte 16 shkurt 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.