• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

5 pikëpyetje, kush po gënjen për incidentin e djeshëm? (FOTO)

25 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

136 pasagjerët e linjës Tiranë-Ankona të kompanisë “Blue Panorama” panë tmerrin me sy mëngjesin e djeshëm ku pak minuta pas nisjes iu desh të uleshin sërish për shkak të tymit që mbushi kabinën për arsye ende të paqarta.

Në reagimin e saj të mëvonshëm, kompania Autoriteti i Aviacionit Civil shpjegon se tymi u shfaq në kabinë për shkak se gjatë mirëmbajtjes një ditë më parë, punonjësit kishin harruar të thanin solucionin pastrues në motor. (!)

“Nga raportimet paraprake dyshohet që për shkak të larjes së motorit si pjesë e mirëmbajtjes së programuar një ditë më parë, solucioni i larjes nuk ishte tharë tërësisht, çka ka sjellë edhe tymin dhe erën e rëndë në momentin e ndezjes dhe nisjes”, shpjegon AAC duke u fokusuar pikërisht në dy detaje: 1-Mirëmbajtja e avionit është bërë gjatë datës 23 shkurt dhe 2-Është harruar tharja e solucionit.

FLUTURIMI PER NE ANKONA QE PER PAK U KTHYE NE TRAGJEDI

Tani, le ti marrim me radhë këto dy arsyetime. Sa i përket deklaratës së mirëmbajtja është bërë më datë 23 shkurt dhe se solucioni nuk ishte tharë duke treguar se avioni nuk ishte ndezur më deri në mëngjesin e 24 shkurtit, AAC nuk shpjegon se në çfarë orë është bërë mirëmbajtja e këtij avionit.

Sepse, nga verifikimet e bëra prej Albeu.com, rezulton se pikërisht ky avion që për pak shkaktoi tragjedinë dje (El-FVA), fluturimin e fundit e ka bërë pasdite vonë në datën 23 shkurt në linjën Verona-Tiranë. Pasi ua kryer disa fluturime gjatë të shtunës së 23 shkurtit, avioni është ulur në prën 16:00 në Rinas (Shiko foton sipër) duke pritur fluturimin e Ankonës për në mëngjes.

Pyetja që shtrohet këtë rast është: Gjatë fashës së orës 16:00 të datës 23 shkurt dhe 07:30 të mëngjesit të 24 shkurtit, kur është bërë mirëmbajtja e avionit?

-Sa ka zgjatur mirëmbajtja dhe çfarë parashikonte ky shërbim?

FLUTURIMI I FUNDIT I DATES 23 SHKURT NGA VERONA NE TIRANE

Të kthehemi tek arsyetimi i dytë i AAC: Punonjësit harruan të thanin solucionin pastrues të motorit prandaj u shkaktua tymi.

Nëse një pastrues motori shkaktoka kaq shumë probleme, çfarë punonjësish të Blue Panorama-s qenkan ata që rrezikojnë jetën e 165 udhëtarëve duke harruar të bëjnë shërbimin siç duhet?!

Por, kompania bën edhe një deklaratë tjetër, e cila gjithashtu ngjall dyshime të mëdha sa i përket seriozitetit të trajtimit të kësaj ngjarjeje si edhe rendësisë që i jepet jetës së pasagjerëve.

Në deklaratë AAC thotë: Në bazë të rregulloreve evropiane, të cilave u referohen dhe autoritetet shqiptare gjatë punës së tyre mbikqyrëse, raporti i ngjarjes, ndërmarrë nga vetë kompania brenda 72 orëve, do ti dërgohet palës italiane si autoriteti certifikues i kompanisë për të ndjekur hapat e nevojshme.

Kjo deklaratë të bën të kuptosh që avioni është mbajtur në tokë deri sa të gjenden shkaqet e incidentit të djeshëm.

Por, për çudinë e madhe nuk ka ndodhur fare kështu. Rreth 4 orë pasi rrezikoi jetën e pasagjerëve duke mos pritur farë 72 orët e dërgimit të raportit tek pala italiane, i njëjti avion, pra (EI-FVA) është ngritur sërish në qiell tashmë me destinacion Genoa-n (shiko fotot sipër).

Avioni në fjalë ka bërë rrugën e kthimit nga Genoa në Tiranë duke zbritur në Rinas në orën 16:00 dhe është ngritur sërish në qiell, tashmë me detinacion Romën duke u ulur në kryeqytetin italian në orën 18:14 minuta. Avioni është nisur sërish për në Tiranë në orën 7:44 minuta duke mbërritur në kryeqytetin shqiptar në orën 8:52 minuta.

Referuar sa më sipër, kompania “Blue Panorama” dhe AAC kanë detyrimin t’i përgjigjet publikisht pyetjeve:

-Kur u bë mirëmbajtja e avionit Boeing 737-4Q8 me kod EI-FVA gjatë datës 23 shkurt 2019?

-Çfarë masash ka marrë që punonjësit të mos harrojnë sërish tharjen e solucionit të larjes së motorit?

-Pse nuk u mbajt në tokë avioni deri sa të konstatohej se për çfarë defekti bëhej fjalë, por u bënë edhe katër fluturime të tjera gjatë datës 24 shkurt?

Redaksia i është dërguar me një kërkesë zyrtare për informacion autoriteteve përkatëse për të marrë përgjigje për pyetjet e mësipërme, nëse kompania Blue Panorama refuzon t’i përgjigjet. /albeu

Paraardhëse

Ja kush janë fituesit e çmimeve ‘Oscar’, filmin më të bukur duhet ta shohim patjetër

Pasardhëse

Rudina Hajdari kundër Bashës: Nuk e djeg mandatin

Pasardhëse

Rudina Hajdari kundër Bashës: Nuk e djeg mandatin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.