• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

5 ministrat që Rama u “ha kokën” në shtator: Arsyet për secilin

11 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
164
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama ndjehet shumë i pushtetshëm tani. Pavarësisht “llafeve” lartë e poshtë nëpër korridoret e politikës se është i trembur nga SPAK-u për afera të ndryshme që po hetohen ku është edhe firma e tij, kryeministri ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të “shitur shokët” duke dalë vetë i larë.

Të njëjtën gjë po bën edhe tani, ku burime thonë se po përgatit një kabinet krejtësisht të ri që do t’ja prezantojë shqiptarëve në përfundim të pushimeve verore me qëllim një “Rilindje 2”.

Si një skifter që vendos të ndërmarrë sfida të jashtëzakonshme pasi arrin një moshë të caktuar duke shkulur pendët dhe copëtuar sqepin për të jetuar edhe shumë vite të tjera, Rama pritet të lehtësojë veten nga çdo personazh që e ka rrethuar deri më tani që ka apo pritet të ketë të bëjë me SPAK duke hequr dorë nga çdo kosto për t’u fokusuar te investimet e reja, duke synuar edhe një mandat tjetër, kur përballë ka një opozitë të ndarë në tresh, ku njëra ndërton kulla, njëra ka vulën dhe tjetra merr koncensione në portin e Durrësit.

Por cilat pritet të jenë lëvizjet më të forta të Ramës në qeveri?

Delina Ibrahimaj

Koka e parë që “pritet” do të jetë Delina Ibrahimaj, e cila u shkarkuar njëherë në fakt nga Rama, por për arsye ende të paqarta vijoi punën në qeveri, të paktën edhe për disa javë. Ibrahimaj u shkarkua pas një sherri gjatë mbledhjes së kabinetit, por më pas edhe ajo edhe Rama dolën në publik dhe mohuan një lajm të tillë.

Duket se kryeministri nuk është nxituar në shkarkimin e saj duke pritur vjeshtën për t’ja përfshirë emrin në listën e ministrave të tjerë që ikin në kuadër të një riformatimi të qeverisë. Ibrahimaj në fakt nuk qenë ndonjëherë ministre më shumë se sa një investim i grupeve të fuqishme të biznesit në vend.

Olta Xhaçka

Xhaçka është një ndër bashkëudhëtaret e vjetra të Ramës, por “skifterit” tashmë i duhet një sqep dhe pendë të reja, rrjedhimisht duhet të bëjë sakrifica të mëdha, përfshi edhe largimin e njerëzve që i përkasin grupit të ngushtë të njerëzve që u futen në PS nga Mjaft-i.

Kujtojmë po ashtu se Xhaçka është e vetmja ministre investitorë strategjike, të paktën me letra, në kabinetin Rama, ndërsa afera që po e merr më qafë është koncensioni i Portit të Limionit ndaj një kompanie private, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK dhe po hetohet prej prokurorëve që këto ditë po trembin shumë “të fuqishëm” në Tiranë, shkruan AlbEu.com.

Deri më tani Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK për të dhënë llogari për një vendim që e la vendin pa një bazë detare kur ajo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Frida Krifca

Pavarësisht se tashmë ajo ka nisur një fushatë agresive në rrjetet sociale me investime të fermerëve të bëra sipas saj me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë duke arritur statistika të larta në Facebook, një kriter thelbësor ky për të ruajtur postin e ministrit, Krifcën nuk e kap tetori në krye të punëve.

Anulimi i fondeve IPARD nga KE dhe zbulimi se nga fondet kanë përfituar trafikantë droge apo personazhe pranë maxhorancës si edhe konfirmimi se fondet janë dhënë përmes procedurave korruptive janë një shkak i mjaftueshëm për ta hequr Krifcën nga Ministria e Bujqësisë. Kujtojmë se KE ka kërkuar paratë e IPARD mbrapsht nga Maqedonia kur u hasën shpërdorime, kurse në Bullgari dje u arrestua një kryebashkiak.

Rama ka treguar deri më tani se ministrat mund të abuzojnë me pushtetin, por mbajnë përgjegjësi pastaj nëse kapen.

Bora Muzhaqi

Nuk është kuptuar ndonjëherë se çfarë bën Bora Muzhaqi në krye të ministrisë dhe çfarë bën në fakt ministria që ajo drejton, por politikania e re do të mbahet mend në publik për gafat e shumta që ka lënë. E kush nuk i mban mend deklaratat se nuk kishte kohë të fliste kur mediat e pyesnin mbi një krim makabër ndaj një fëmijë në Fier apo se do t’u mësonte fëmijëve në klasë të parë kodimin para abetares?

Ramës nuk i duhen më fytyrat e reja dhe investimet e të tjerëve në qeveri, tashmë që rripi po shtrëngohet dhe përgjegjësinë do ta mbajë ai vetë.

Edona Bilali

Bilali ka qenë në qendër të një skandali me shpërndarjen e fondeve për START UP-et duke ia shpërndarë njerëzve pranë saj. Tashmë që situata politike ka ndryshuar në Shkodër, kurse investitori i saj politik pritet të ketë probleme me drejtësinë, Edona Bilali është një emër që nuk i duhet më Ramës në kabinet. /albeu.com

Paraardhëse

Dalin shifrat, Komisioni Europian shpenzoi shuma marramendëse për video, foto dhe grim

Pasardhëse

Tragjike në Fier, i riu mbytet në kanal teksa ishte duke peshkuar

Pasardhëse

Tragjike në Fier, i riu mbytet në kanal teksa ishte duke peshkuar

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.