• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

5.1 milionë turistë në 7 muaj! Deri në qershor Shqipërinë e vizituan 300 mijë italianë

25 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një gomone plot me italianë në bregdetin shqiptar por edhe video të tjera të ngjashme tregojnë për numrin e lartë të italianëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë për turizëm.

Kudo në rrugë, plazhe apo restorante dëgjon të flitet italisht duke bërë që të qarkullojnë dhe meme të tilla.

Në 7 muajt e parë të këtij viti vendi ynë është vizituar nga 5.1 milionë të huaj. Vetëm në korrik në territorin shqiptar kanë hyrë 1.7 milionë të huaj ku 28 përqind e tyre kanë deklaruar se kanë ardhur me pushime.

Referuar statistikave të publikuara nga ministria e turizmit vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti nga pika të ndryshme kufitare kanë ardhur në vendin tonë 310 mijë italianë kryesisht për turizëm.

Në të njëjtin trend rritës janë të dhënat edhe për muajin korrik të publikuar INSTAT duke e çuar numrin e italianëve që kanë ardhur në Shqipëri në 500 mijë. Referuar shifrave italianët renditen të dytët pas shqiptarëve të Kosovës duke lënë pas vizitorët nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Reklamat në rrjetet sociale dhe afërsia me Italinë janë ndër arsyet kryesore që kanë nxitur italianët të vijnë në Shqipëri.

“Erdhëm në Shqipëri sepse na i këshilluan shumë, pamë në internet review të mira edhe sepse është shumë afër Italisë. Jemi prej 2 ditësh në Tiranë më parë ishim në jug në Sarandë, Ksamil dhe në Vlorë”, tha një turiste.

“Kishim shumë kohë që dëshironim të vinim në Shqipëri dhe këtë vit ja dolëm ta realizonim. Eshtë një vend shumë afër nesh dhe dëshironim ta shikonim. Kemi ardhur sot dhe u përshtatëm shumë mirë. do të rrimë 4 ditë dhe do të vizitojmë Tiranën, fshatin Lin, beratin dhe Vlorën”, tha një turist.

Potenciali turistik i vendit tonë u ka ofruar italianëve gjithçka që ata kanë kërkuar në Shqipëri.

“Shqipëria na pëlqeu shumë. Njerëzit ishin shumë mikpritës, vendi i bukur dhe kuzhina shumë e mirë. Por ishte shumë vapë”, u shpreh një turiste e moshuar.

“Kam 8 ditë në Shqipëri vizituam Apolloninë, Butrintin, Beratin, Gjirokastrën, Krujën. Sot do të kthehem në Itali”.

Paraardhëse

Presionet greke për pengimin e integrimit në BE, Rama: Krenar për çfarë kam bërë. S’ka shans për kërcënime

Pasardhëse

Unfollow Sarën dhe Ledrin? Dafina vë pikat “mbi i”: Më përdorën, kam vendosur t’i jap fund

Pasardhëse

Unfollow Sarën dhe Ledrin? Dafina vë pikat “mbi i”: Më përdorën, kam vendosur t’i jap fund

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.